Ndërlidhjet

Vizita e Blinkenit me fokus në të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. 4 shkurt 2024.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. 4 shkurt 2024.

Vizita njëditore e kryediplomatit amerikan në Shqipëri, Antony Blinken, në Shqipëri, do të përqendrohet në të ardhmen e këtij shteti dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kështu tha zëvendësndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazinë, Yuri Kim, e cila dha detaje për vizitën e parë të sekretarit amerikan të Shtetit në Shqipëri, që do të zhvillohet të enjten, më 15 shkurt.

Kim tha se vizita përkon me fillimin e shekullit të dytë të raporteve SHBA-Shqipëri.

“Ne duam të vëmë në pah bashkëpunimin e mirë që kemi me Shqipërinë, ne duam t’i falënderojmë ata që kanë qenë nikoqirët kryesorë për afganët në nevojë dhe për vazhdimin e traditës shqiptare për t’i strehuar ata që janë në rrezik”, tha Kim, duke iu referuar pranimit të afër 2.400 afganëve që ikën nga shteti i tyre, pas rikthimit të talibanëve në pushtet verën e vitit 2021.

Blinken do të takohet me Ramën dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai po ashtu do të takohet me një grup të rinjsh, që kanë qenë përfitues të bursave amerikane për shkollim.

Vizita e Blinkenit në Shqipëri është në kuadër të një udhëtimi dyditor, që përfshin edhe ndalesën në Gjermani, ku ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, së bashku me nënpresidentin amerikane Kamala Harris, e cila do të mbajë fjalimin kryesor.

Blinken pritet të përqendrohet në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, që po përballet me pushtimin rus, si dhe për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe tensionet e rritura në Ngushticën e Tajvanit.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG