'Kombi ushtarak': Trajnimi i civilëve në Armeni mes frikës nga pushtimi
Një organizatë që trajnon civilët për aftësi luftarake dhe për mbijetesë, në Jerevan, po tërheq një numër në rritje të anëtarësimeve të reja mes frikës nga pushtimi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një grup mëson të përdorë fashat gjatë trajnimit për ofrimin e ndihmës së parë në VOMA më 19 tetor.
Elina, një shtetase holandeze me trashëgimi armene, u regjistrua mes raporteve të diskutueshme që sugjeronin se një pushtim nga Azerbajxhani i Armenisë jugore është i mundur në të ardhmen e afërt. "Unë mendoj se është një kërcënim real, duke marrë parasysh që ata sapo kanë pushtuar [Nagorno-Karabakun]", tha Elina me një anglishte të përsosur. Ajo tha se iu bashkua kursit të VOMA-s sepse "kur jetoni në një vend që është vazhdimisht nën kërcënim të luftës, çdo qytetar duhet të jetë i përgatitur për ta mbrojtur veten e tij”.

6
Armët prej gome të stërvitjes janë vendosur në rresht në qendrën e trajnimit të VOMA-s në Jerevan.
Në vitin 2021, Azerbajxhani i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të siguronte që Jerevani të mbyllte VOMA-n, për të cilën Bakuja pretendonte se po "angazhohej në nxitjen e urrejtjes racore dhe dhunës me motive racore të shënjestruar ndaj Azerbajxhanit".

7
Një grup brenda qendrës VOMA është trajnuar për trajtimin e plagëve në mushkëri.
VOMA pretendon se misioni i saj është thjesht mbrojtës dhe se synon të krijojë një "lëkurë iriqi" të Armenisë, që do ta bënte vendin "shumë të dhimbshëm për t'u prekur".

8
Një grumbull helmetash dhe jelekësh balistikë shtrihet poshtë një murali të epokës sovjetike në qendrën e trajnimit të VOMA-s në Yerevan.
Arseni qesh kur pyetet për raportimet e shpeshta të medias shtetërore të Azerbajxhanit që kanë për cak grupin. “Ne kemi fytyrat tona në fotot në kanalet e Telegramit të Azerbajxhanit, duke thënë se ne të gjithë jemi terroristë”, tha ai. "Kuzhinieri ynë këtu u prezantua [në mediat sociale të Azerbajxhanit] si një instruktor që është gjithashtu terrorist. Ne qeshim shumë kur shohim gjëra të tilla". Por, fytyra e tij ngryset pak nga përfshirja e tyre në raportime armiqësore të mediave. “Jam paksa i shqetësuar nëse mund të largohem nga vendi im [për të udhëtuar]”, tha ai. “Në një moshë kaq të re të quhesh terrorist, nuk është diçka që më pëlqen”.