Ndërlidhjet

Zyrtarët ukrainas: Vetëm 10 për qind e armëve të kërkuara kanë arritur në Ukrainë

Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve që ka kërkuar nga Perëndimi për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, më 14 qershor.

Këto komente ajo i bëri në një konferencë televizive, ku shtoi se Perëndimi duhet të përshpejtojë shpërndarjen e armëve.

“Pavarësisht se sa shumë përpiqet Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve perëndimorë ne nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë këtë luftë”, tha Malyar.

Vendet perëndimore kanë premtuar të dërgojnë armë të sofistikuara, duke përfshirë raketa të avancuara, por bartja e tyre kërkon kohë.

Malyar tha se duhet të ketë "një kornizë kohore të qartë" për dërgesat "sepse çdo ditë ka një vonesë, ne po flasim për jetën e ushtarëve dhe civilëve ukrainas".

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje përsëri për armë të rënda nga Perëndimi, duke kritikuar "sjelljen e përmbajtur" të disa liderëve evropianë.

"Unë jam mirënjohës për atë që po vjen, por duhet të vijë më shpejt," u tha ai gazetarëve danezë në një konferencë në internet.

Rusia ka "qindra herë më shumë pajisje dhe armë" se Ukraina, e cila nuk kishte mjaftueshëm "armë me rreze të gjatë" dhe as "mjete të blinduara, dhe për shkak të kësaj ne po humbasim njerëz," tha ai.

Zelenskiy më herët bëri një kërkesë emocionale për armë më të avancuara që do t'i lejonin Ukrainës të mbijetonte "një nga betejat më brutale në dhe për Evropën".

"Ne duhet të bëjmë shumë më shumë së bashku për të fituar këtë luftë," i tha Zelensky të përjavshmes gjermane Die Zeit në një intervistë të botuar më 14 qershor, një ditë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, ku do të diskutohet se si t'i ofrohet më shumë mbështetje Kievit.

Zelensky kërkoi në veçanti më shumë artileri më moderne, si raketa të shumta me rreze më të gjatë, duke i thënë botimit gjerman se furnizimet ushtarake nga Berlini, një temë e ndjeshme midis dy vendeve që nga fillimi i luftës në shkurt, janë "ende më të pakta, sesa mund të ishin".

Tani forcat ruse kanë kontrollin e Severodonjeckut, por luftimet e ashpra urbane vazhdojnë në qytetin kyç lindor, thanë zyrtarët ukrainas më 14 qershor.

Ushtria ruse po sulmon qytetin dhe më pas po rigrupohet, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Trupat ruse kanë forcuar ngadalë kontrollin e tyre në Severodonjeck ditët e fundit, duke prerë urën përfundimtare në qytet më 13 qershor, ndërsa luftimet rrugë pas rrugës vazhdojnë.

Forcat ruse fituan kontrollin e qendrës së qytetit për shkak të fuqisë së tyre superiore të zjarrit të artilerisë që përfshin përdorimin e sistemeve me shumë raketa, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk, duke shtuar se forcat ruse "po pësojne humbje të konsiderueshme në njësitë e këmbësorisë".

Kreu i administratës së qytetit, Oleksandr Stryuk, i tha televizionit ukrainas më 14 qershor se pavarësisht se një urë e tretë është shkatërruar, "qyteti nuk është i izoluar".

"Ka kanale komunikimi edhe nëse ato janë mjaft të ndërlikuara," tha Stryuk, duke shtuar se ka luftime gjatë gjithë kohës dhe situata në terren "ndryshon çdo orë".

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.

Njëqind ditët e luftës në Ukrainë

Një sistem i shkatërruar radari në qytetin-port të Mariupolit më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
1/36 Një sistem i shkatërruar radari në qytetin-port të Mariupolit më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Helena është një mësuese 53-vjeçare nga qyteti lindor i Çuguivit, e cila u plagos nga një shpërthim pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Ajo deklaroi më pas për një media britanike se kishte ndjekur lajmet, por si shumë njerëz, "asnjëherë nuk besonte se do të fillonte vërtet lufta".
2/36 Helena është një mësuese 53-vjeçare nga qyteti lindor i Çuguivit, e cila u plagos nga një shpërthim pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Ajo deklaroi më pas për një media britanike se kishte ndjekur lajmet, por si shumë njerëz, "asnjëherë nuk besonte se do të fillonte vërtet lufta".
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Automjete të blinduara ruse, të shkatërruara dhe të braktisura në periferi të Kievit më 27 shkurt.
3/36 Automjete të blinduara ruse, të shkatërruara dhe të braktisura në periferi të Kievit më 27 shkurt.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një bllok apartamentesh të shkatërruara në Borodijanka, në verilindje të Kievit, më 3 mars.
4/36 Një bllok apartamentesh të shkatërruara në Borodijanka, në verilindje të Kievit, më 3 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh,&nbsp;Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars.<br />
<br />
&nbsp;
5/36 Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh, Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars.

 
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.
6/36 Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.
7/36 Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.
8/36 Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një ndërtesë banimi në Mariupol goditet nga një predhë tanku rus më 11 mars.
9/36 Një ndërtesë banimi në Mariupol goditet nga një predhë tanku rus më 11 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Redaktorja e televizionit rus, Marina Ovsyannikova, ndërpret një transmetim të drejtpërdrejtë më 14 mars me një pankartë ku shkruhej: &quot;Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata ju gënjejnë këtu&quot;. Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla (250 dollarë) dhe u transferua në Gjermani, ku më vonë mori çmimin &#39;Havel Dissent&#39; për protestën e saj.
10/36 Redaktorja e televizionit rus, Marina Ovsyannikova, ndërpret një transmetim të drejtpërdrejtë më 14 mars me një pankartë ku shkruhej: "Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata ju gënjejnë këtu". Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla (250 dollarë) dhe u transferua në Gjermani, ku më vonë mori çmimin 'Havel Dissent' për protestën e saj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Zjarrfikësit ukrainas duke punuar në një ndërtesë banimi të bombarduara në Kiev, më 15 mars.
11/36 Zjarrfikësit ukrainas duke punuar në një ndërtesë banimi të bombarduara në Kiev, më 15 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një grua dhe papagalli i saj kalojnë përmes një pikë kontrolli të ushtrisë ruse ndërsa përpiqen të largohen nga Mariupol më 17 prill.
12/36 Një grua dhe papagalli i saj kalojnë përmes një pikë kontrolli të ushtrisë ruse ndërsa përpiqen të largohen nga Mariupol më 17 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Misha, 5-vjeçare ndihmohet për t&#39;u veshur nga gjyshi i saj&nbsp;në një spital në qytetin jugor të Mikolajivit më 26 mars. Misha u plagos gjatë një sulmi ajror rus.<br />
&nbsp;
13/36 Misha, 5-vjeçare ndihmohet për t'u veshur nga gjyshi i saj në një spital në qytetin jugor të Mikolajivit më 26 mars. Misha u plagos gjatë një sulmi ajror rus.
 
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Pasojat e një sulmi me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit më 26 mars. Rusia përdori shumë raketa të tipit Kalibr në ditët e para të luftës që mund të goditnin objektiva qindra kilometra larg vijave të frontit. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, u vra nga një raketë e tillë ndërsa ishte brenda banesës së saj në Kiev më 28 prill.
14/36 Pasojat e një sulmi me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit më 26 mars. Rusia përdori shumë raketa të tipit Kalibr në ditët e para të luftës që mund të goditnin objektiva qindra kilometra larg vijave të frontit. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, u vra nga një raketë e tillë ndërsa ishte brenda banesës së saj në Kiev më 28 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Autoblinda të shkatërruara ruse pranë Kievit më 31 mars.
15/36 Autoblinda të shkatërruara ruse pranë Kievit më 31 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Trupi i kryebashkiakes të qytetit të Motitzhinit dhe familjarëve të saj në një varr masiv më 4 prill pasi u zbuluan pas tërheqjes së forcave ruse nga rrethimi i Kievit. Anëtarët e familjes së saj kishin duart e lidhura, para se të ekzekutoheshin.
16/36 Trupi i kryebashkiakes të qytetit të Motitzhinit dhe familjarëve të saj në një varr masiv më 4 prill pasi u zbuluan pas tërheqjes së forcave ruse nga rrethimi i Kievit. Anëtarët e familjes së saj kishin duart e lidhura, para se të ekzekutoheshin.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Gratë gatuajnë ushqim jashtë mbi një zjarr në Mariupol më 3 prill. Gazi, energjia elektrike dhe uji u ndërprenë ndërsa forcat ruse u futën në qytet.
17/36 Gratë gatuajnë ushqim jashtë mbi një zjarr në Mariupol më 3 prill. Gazi, energjia elektrike dhe uji u ndërprenë ndërsa forcat ruse u futën në qytet.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një banor vendas në një nga rrugët e shkatërruara të Mariupolit më 7 prill.
18/36 Një banor vendas në një nga rrugët e shkatërruara të Mariupolit më 7 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Ira Gavriluk mban macen e saj më 4 prill teksa qëndron mbi trupat e burrit, vëllait dhe një personi tjetër, të cilët u vranë jashtë shtëpisë së saj në Buça, në periferi të Kievit.
19/36 Ira Gavriluk mban macen e saj më 4 prill teksa qëndron mbi trupat e burrit, vëllait dhe një personi tjetër, të cilët u vranë jashtë shtëpisë së saj në Buça, në periferi të Kievit.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Militantët pro-rusë në periferi të Mariupolit më 9 prill.<br />
&nbsp;
20/36 Militantët pro-rusë në periferi të Mariupolit më 9 prill.
 
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një ushtar rus shkrep një foto në rrugën kryesore të Mariupol nga teatri i shkatërruar i arteve të qytetit më 12 prill.
21/36 Një ushtar rus shkrep një foto në rrugën kryesore të Mariupol nga teatri i shkatërruar i arteve të qytetit më 12 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Trupat e pajetë të njerëzve të veshur me rroba civile në një rrugë në Mariupol më 16 prill.
22/36 Trupat e pajetë të njerëzve të veshur me rroba civile në një rrugë në Mariupol më 16 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Banorët e Buças presin shpërndarjen e ushqimeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq më 18 prill.
23/36 Banorët e Buças presin shpërndarjen e ushqimeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq më 18 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një vajzë përkulet pranë një varri në Mariupol më 19 prill. Ndërsa predhat dhe raketat ranë mbi qytet dhe numri i të vdekurve u rrit, pjesë të tokës, përfshirë parqe dhe anë të rrugëve u shndërruan në varreza të improvizuara.
24/36 Një vajzë përkulet pranë një varri në Mariupol më 19 prill. Ndërsa predhat dhe raketat ranë mbi qytet dhe numri i të vdekurve u rrit, pjesë të tokës, përfshirë parqe dhe anë të rrugëve u shndërruan në varreza të improvizuara.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një foto e realizuar me dron më 1 maj në perferi të Rubizhne, në rajonin lindor të Ukrainës, në Luhansk, që u dëmtua rëndë nga luftimet.<br />
&nbsp;
25/36 Një foto e realizuar me dron më 1 maj në perferi të Rubizhne, në rajonin lindor të Ukrainës, në Luhansk, që u dëmtua rëndë nga luftimet.
 
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një mortajë shpërthen pranë një rruge që të çon në qytetin e Lisiçanskut,&nbsp;në rajonin e Luhanskut më 2 maj.
26/36 Një mortajë shpërthen pranë një rruge që të çon në qytetin e Lisiçanskut, në rajonin e Luhanskut më 2 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Në një foto të bërë më 3 maj, Anna Shevchenko ujit lulet që i mbijetuan bombardimit të shtëpisë së saj. Shtëpia u ndërtua nga gjyshërit e Shevchenkos. Në kopshtin e saj të luleve mbijetuan trëndafila, zambakë dhe bozhure.
27/36 Në një foto të bërë më 3 maj, Anna Shevchenko ujit lulet që i mbijetuan bombardimit të shtëpisë së saj. Shtëpia u ndërtua nga gjyshërit e Shevchenkos. Në kopshtin e saj të luleve mbijetuan trëndafila, zambakë dhe bozhure.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një luftëtar pro-rus ecën përgjatë një rrugë banimi të shkatërruar në qytetin lindor të Popasnës më 8 maj.
28/36 Një luftëtar pro-rus ecën përgjatë një rrugë banimi të shkatërruar në qytetin lindor të Popasnës më 8 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Ushtarët ukrainas që po mbronin fabrikën e çelikut në Mariupol, në Azovstal, ulen në një autobus pasi u dorëzuan te forcat pro-ruse më 17 maj.
29/36 Ushtarët ukrainas që po mbronin fabrikën e çelikut në Mariupol, në Azovstal, ulen në një autobus pasi u dorëzuan te forcat pro-ruse më 17 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Arinjtë që i mbijetuan bombardimeve të kopshtit zoologjik të Mariupolit shihen gjatë një turi mediatik të organizuar nga ushtria ruse më 18 maj.
30/36 Arinjtë që i mbijetuan bombardimeve të kopshtit zoologjik të Mariupolit shihen gjatë një turi mediatik të organizuar nga ushtria ruse më 18 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një ushtarak rus brenda asaj që agjencia e lajmeve TASS e përshkruan si &quot;baza e braktisur&quot; e Batalionit Azov të Ukrainës në Mariupol më 18 maj.
31/36 Një ushtarak rus brenda asaj që agjencia e lajmeve TASS e përshkruan si "baza e braktisur" e Batalionit Azov të Ukrainës në Mariupol më 18 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një mur me portretet e ushtarëve të rënë ukrainas në Kiev, më 23 maj.
32/36 Një mur me portretet e ushtarëve të rënë ukrainas në Kiev, më 23 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një grua ulet në gjunjë pranë trupit të burrit të saj, Alexey, i cili u vra gjatë bombardimeve të qytetit lindor të Harkivit më 26 maj.
33/36 Një grua ulet në gjunjë pranë trupit të burrit të saj, Alexey, i cili u vra gjatë bombardimeve të qytetit lindor të Harkivit më 26 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një luftëtar pro-rus qëndron përpara një flamuri të epokës komuniste që u përdor për të shënuar fitoret sovjetike mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Fotografia është bërë në qytetin lindor të Ukrainës, Svitlodarsk, më 28 maj.
34/36 Një luftëtar pro-rus qëndron përpara një flamuri të epokës komuniste që u përdor për të shënuar fitoret sovjetike mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Fotografia është bërë në qytetin lindor të Ukrainës, Svitlodarsk, më 28 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Tymi ngrihet mbi Severodonjeck gjatë luftimeve të ashpra më 30 maj, ndërsa trupat ruse po afroheshin më shumë për të pushtuar qytetin lindor.
35/36 Tymi ngrihet mbi Severodonjeck gjatë luftimeve të ashpra më 30 maj, ndërsa trupat ruse po afroheshin më shumë për të pushtuar qytetin lindor.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Një ushtarak i plagosur ukrainas duke u evakuuar nga vijat e frontit në Severodonjeck më 2 qershor.<br />
<br />
Që nga 3 qershori, vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se &quot;60 deri në 100&quot; ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë në betejë.
36/36 Një ushtarak i plagosur ukrainas duke u evakuuar nga vijat e frontit në Severodonjeck më 2 qershor.

Që nga 3 qershori, vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se "60 deri në 100" ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë në betejë.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Previous slide
Next slide

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.

XS
SM
MD
LG