Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit
Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit. Dhe, në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Prizren, është një furrë e veçantë që mburret për një trashëgimi qindravjeçare të gatimit të bukës së pitalkës.
9
Një punëtor i palos pitalkat e pjekura para se t'i shpërndajë ato tek myshterinjtë që presin në radhë jashtë në kohën e iftarit.
Ramazani zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
Ramazani zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
10
Ky burrë më sa duket nuk mund ta fshehë lumturinë e marrjes së pitalkave të freskëta, të cilat i bart në një tepsi të madhe, para se t’i shijojë për iftar me familje pas një dite agjërimi nga agimi deri në muzg.
11
Radhë njerëzish duke pritur për t'i marrë pitalkat e tyre në furrën "Isufi" në Prizren, në çastet e fundit para iftarit.
Kosova është vend me shumicë myslimane dhe Prizreni është ndër qytetet ku Ramazani ndihet më së shumti.
Kosova është vend me shumicë myslimane dhe Prizreni është ndër qytetet ku Ramazani ndihet më së shumti.