Ndërlidhjet

Vdes bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts


Bateristi i ndjerë i grupit Rolling Stones, Charlie Watts.

Ka vdekur në moshën 80-vjeçare, Charlie Watts, bateristi i grupit rok Rolling Stones. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i tij më 24 gusht.

"Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq në paqe në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij", tha zëdhënësi në një deklaratë, pa bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Në fillim të këtij muaji grupi Rolling Stones njoftoi se bateristi nuk do të bashkohej me grupin për fillimin e turneut të riplanifikuar "No Filter" në SHBA për arsye shëndetësore.

Turneu është planifikuar të nisë më 26 shtator por ende nuk ka informacione nëse ai do të mbahet sipas planit të paraparë.

XS
SM
MD
LG