Ndërlidhjet

Biden rezulton negativ në koronavirus


Presidenti amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testimet për koronavirus, pas rikthimit të këtij virusi brenda disa ditësh.

Biden, 79-vjeçar, ka rezultuar pozitiv në këtë virus për herë të parë më shumë se dy javë më parë.

Ai ka qenë i izoluar dy herë, pasi mjekët e tij kanë thënë se Biden është përballur me atë që njihet si rast i rikthimit të virusit.

Presidenti amerikan do të largohet nga izolimi pas dy testeve negative radhazi.

Biden, i cili është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës, ka rezultuar pozitiv për herë të parë më 21 korrik.

Gjashtë ditë më vonë ka dalë negativ, ndërsa më 30 korrik ka qenë pozitiv në këtë virus sërish.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

Nënvarianti Omicron i koronavirusit – BA.5 – përhapet tejet lehtë dhe së fundi është duke nxitur një valë të re të infektimeve në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG