Ndërlidhjet

Tsikhanouskaya do të zhvillojë takime të nivelit të lartë gjatë vizitës në SHBA


Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya.
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya do të takohet me politikanë amerikanë gjatë udhëtimit të Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Ky udhëtim i liderët bjelloruse ka për qëllim gjetjen e mënyrave për ta zgjidhur krizën në Bjellorusi.

Zyra e Tsikhanouskayas tha se ajo do të qëndrojë në Uashington, Nju Jork dhe Kaliforni.

Itinerari i udhëtimit ende nuk është finalizuar, por zyra e saj për media tha se Tsikhanouskaya pritet të udhëtojë drejt SHBA-së më 18 korrik, ku do të takohet me politikanë, ekspertë dhe diasporën bjelloruse në SHBA.

Një zyrtar amerikan është cituar nga AFP-ja të ketë thënë se Tsikhanouskaya do të takohet me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjatë vizitës në SHBA.

“Bota është inspiruar nga populli bjellorus – përfshirë edhe nga liderja bjelloruse Svetlana Tsikhanouskaya – e cila vazhdon që me guxim të kërkojë të ardhme për popullin e saj, që po përballet me represion”, tha ky zyrtar i paidentifikuar amerikan, raportoi AFP.

Njoftimi për këtë vizitë të Tsikhanouskayas në SHBA vjen në kohën kur forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e disa gazetarëve të pavarur në mbarë Bjellorusinë, përfshirë edhe zyrat e Radios Evropa e Lirë në Minsk.

Tsikhanouskaya, e cila ishte sfiduesja kryesore e Alyaksandr Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të gushtit të vitit të kaluar ka thënë se “regjimi shkatërron çdo media që guxon të thotë të vërtetën lidhur me situatën në Bjellorusi”.

XS
SM
MD
LG