Ndërlidhjet

Blogeri ukrainas arrestohet për tradhti


Pamje nga një fshat i Kievit pas sulmit rus..

Një bloger ukrainas është arrestuar për tradhti për "mbështetje" të pushtimit rus sipas shërbimit të sigurisë ukrainas (SBU) të enjten dhe mund të përballet me burgim deri në 15 vjet.

"Shërbimet speciale kanë ndaluar aktivitetet e një "gazetari" skandaloz, i cili ishte i përfshirë në aktivitete në dëm të sigurisë së informacionit të Ukrainës," tha dega e SBU-së në Lviv në Facebook.

SBU pretendon se materiali i blogerit ishte "përdorur me sukses nga mediat ruse për të justifikuar veprimet kriminale të Federatës Ruse në Ukrainë".

Mediat ukrainase thanë se i arrestuari është 33-vjeçari, Gleb Lyashenko, duke thënë se ai po qëndron në paraburgim dhe shuma që kërkohet për t’u mbrojtur në liri është katër milionë hryvnia (rreth 122,000 euro).

Akuzat për tradhti për të cilat ai u arrestua dënohen me 10 deri në 15 vjet burg.

Sipas faqes së internetit censor.net, Lyashenko tha në gjykatë se ai donte vetëm "paqe" dhe bëri thirrje për lirinë e shprehjes.

XS
SM
MD
LG