Ndërlidhjet

Kryeministri britanik nxiti qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë


Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi për rritje të shtuar të vaksinimit me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga përhapja e varantit të ri, Omicron.

Sipas Johnsonit, vendi mund të ballafaqohet me valë të jashtëzakonshme të infektimeve nga ky variant.

Nëpërmes një fjalimi televiziv, Johnson tha se secilit nga mosha 18-vjeçare do t’i ofrohet mundësia të vaksinohet me dozën e tretë deri në fund të dhjetorit. Synimi kryesor i Qeverisë britanike për vaksinim masiv me dozën e tretë, ishte fundi i janarit.

Fjalimi i tij pati efekt, meqë nxiti qytetarët të caktojnë terminët për vaksinim me dozën e tretë, gjë e cila çoi në rënien nga sistemi të ueb-faqes së Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, (NHS).

Në fjalimin e tij, Johnson tha se varianti i ri, i cili përhapët me shpejtësi të madhe po ndikon në dyfishimin e numrit të të infektuarve. Për ta parandaluar, “mision kombëtar” siç tha ai është që sa më shumë njerëz të vaksinohen me dozën e tretë.

Shkencëtarët britanikë besojnë se vaksinat ekzistuese janë më pak efektive në parandalimin e infektimit tek njerëzit e ekspozuar ndaj Omicronit. Disa studime preliminare treguan që efekti i vaksinës shtohet mes 70-75 për qind, pas dozës së tretë.

Më 12 dhjetor, Qeveria britanike po ashtu ngriti nivelin e rrezikut nga përhapja e koronavirusit, për shkak të variantit Omicron.

XS
SM
MD
LG