Ndërlidhjet

Bullgaria akuzon pesë persona për sulmin në Stamboll


Policia turke në vendin ku ndodhi sulmi në Stamboll më 13 nëntor.
Policia turke në vendin ku ndodhi sulmi në Stamboll më 13 nëntor.

Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve që kreu sulmin e fundjavës së kaluar në qendër të Stambollit.

Nga ky sulm në Sheshin Taksim u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.

Kështu tha më 19 nëntor, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha më 14 nëntor se policia e këtij vendi ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin në Stamboll.

Në mesin e të arrestuarve, ishte edhe personi që ka vendosur bombën.

Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse edhe më 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë. Nga këto sulme janë vrarë mbi 500 civilë dhe personel i sigurisë.

Turqia për një kohë të gjatë lufton kundër militantëve kurdë - apo Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG