Ndërlidhjet

Çfarë është podkasti dhe si ta dëgjoni atë?


Një grua në tren duke dëgjuar podkast. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një grua në tren duke dëgjuar podkast. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Mendojeni veten kur jeni duke ecur për të shkuar në punë, apo kthimin në shtëpi, kur jeni duke lexuar diçka, apo kur jeni duke pastruar kuzhinën.

A nuk do të dëshironit që gjatë asaj kohe të dëgjonit diçka në fushën tuaj të interesit?

Ka shumë mundësi që po.

Podkastet ofrojnë fleksibilitet dhe ju mund të vendosni kur dhe ku të shtypni butonin, si për t'i lëshuar, ashtu edhe për t'i pauzuar ato.

Ky edhe është dallimi kryesor në mes të një podkasti dhe programi tradicional të radios.

Podkasti është audio-material, të cilin mund ta shkarkoni falas në pajisjet tuaja, telefon apo kompjuter.

Kjo shprehje është përdorur fillimisht më 2004 nga gazetari i së përditshmes britanike, The Guardian.

Podkasti është bashkim i fjalëve iPod dhe broadcast.

Ndonëse podkastet mund të transmetohen në radio, ato në parim janë ideuar për një audiencë me kufje.

Por, kujdes me kufjet. Dëgjojeni podkastin më poshtë për ta kuptuar pse.

Dëgjojeni podkastin e plotë edhe në Spotify, Google Podcast dhe iTunes.

Më mirë t’ua ulni zërin kufjeve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:17:28 0:00

Në botë ekzistojnë mijëra podkaste dhe në mesin e tyre janë edhe dy prodhime të Radios Evropa e Lirë - Të flasim dhe Libertas.

Pse duhet dëgjuar podkastet?

Një studim i vitit 2022 ka treguar se dëgjuesit e podkasteve presin që të dëgjojnë rrëfime që i argëtojnë ata, apo nga të cilat mësojnë diçka të re.

Podkastet e Radios Evropa e Lirë, Të flasim dhe Libertas, publikohen çdo javë në faqen tonë në internet evropaelire.org dhe llogaritë tona në Spotify, Google Podcast dhe iTunes.

Në podkastin Të flasim, me mysafirët flasim për tema të ndryshme, që gjithmonë janë të rëndësishme edhe për të rinjtë.

Podkasti Libertas është i orientuar në çështje sociale.

Si t’i dëgjoni podkastet tona?

Hulumtimet tregojnë se 65 për qind e pëlqyesve të podkasteve, i dëgjojnë ato në telefonat e tyre mobilë dhe vetëm 25 për qind në kompjuterë.

Nëse i përkisni ndonjë grupi, më poshtë keni linqet ku mund t’i dëgjoni podkastet tona.

Episodet e podkastit Të flasimSpotify, Google Podcast, iTunes dhe YouTube.

Episodet e podkastit LibertasSpotify, Google Podcast, iTunes dhe YouTube.

Dëgjim të këndshëm!

XS
SM
MD
LG