Ndërlidhjet

COVAX paralajmëron se do të ketë mungesë të furnizimeve me vaksina


Vaksinat kundër COVID-19, që Kosova mori në fund të marsit nga programi COVAX.
Vaksinat kundër COVID-19, që Kosova mori në fund të marsit nga programi COVAX.

Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ketë një ndikim të madh në furnizimet me vaksina të këtij programi për tremujorin e dytë të këtij viti, “deri në pikën ku në fund të qershorit do të përballemi me një mungesë prej 190 milionë dozash” të vaksinave.

“Edhe pse COVAX-i do të ketë në dispozicion sasi të mëdha të vaksinave më vonë gjatë këtij viti, përmes marrëveshjeve që tashmë janë nënshkruar me disa kompani prodhuese, nëse ne nuk e adresojmë këtë çështje tani, mungesa e furnizimeve mund të ketë pasoja katastrofike”, tha COVAX më 27 maj përmes një deklarate për media.

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.

Programi COVAX i bëri thirrje lidershipit botëror që të veprojë që të tejkalohet kjo sfidë.

“Nëse liderët botërorë bëhen bashkë, objektivat fillestare të COVAX-it, që të ndajë dy miliardë doza të vaksinës në mbarë botën gjatë vitit 2021 dhe 1.8 miliard doza për 92 shtete me të ardhura të ulëta deri në fillim të 2022-ës, ende mund të arrihen”, tha COVAX.

Por, për t’u arritur ky qëllim, COVAX tha se duhet që qeveritë dhe sektori privat “urgjentisht të zhbllokojnë burimet e reja të vaksinave, me dërgesa duke filluar nga qershori dhe të na financojnë, në mënyrë që ne të mund të shpërndajmë vaksina.

“COVAX ka në dispozicion infrastrukturë për të lehtësuar dhe koordinuar këtë përpjekje komplekse globale”, u tha në deklaratë.

Që prej shkurtit, sipas COVAX janë shpërndarë mbi 70 milionë doza të vaksinave në 126 shtete dhe mbi 35 shtete kanë marrë dozat e para të vaksinës falë këtij programi.

Edhe Kosova ka përfituar vaksina falas nga ky program. Të enjten, përmes këtij programi, në Kosovë arriti kontingjenti i fundit mbi 100 mijë doza të vaksinës së Pfizerit.

XS
SM
MD
LG