ZPS jep detaje për “keqtrajtimet e të ndaluarve”
Pas pushimit, ZPS-ja ka vazhduar fjalën përmbyllëse duke treguar, siç pretendon, keqtrajtimin e të ndaluarve nga anëtarët e UÇK-së.
“Selimi ka rrahur një të paraburgosur me tuba plastikë”, tha një prokuror special.
Sipas ZPS-së, të ndaluarit në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë janë rrahur me “grushte e shqelma, me shkopinj të drurit e të bejsbollit, me shufra hekuri, është përdorur elektroshok, u janë thyer dhëmbët e disave u janë hequr me pinca thonjtë”.
Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi
Teksa po vazhdon seanca në Hagë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”.
Osmani shkroi në Facebook se qytetarët e Kosovës duan drejtësi, por theksoi se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë dhe e pastër”.
“Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, shkroi ajo.
ZPS-ja thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpërndante urdhra
Seanca në Hagë shkoi në pushim sërish, por para pushimit, ZPS-ja paraqiti disa dokumente që tha se i janë konfiskuar Jakup Krasniqit, ku pretendohet se shfaqen regjistra të dokumenteve të protokolluara të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Prokurorët thanë se aty paraqiten urdhra që u janë dhënë zonave, që kanë të bëjnë “me brigada konkrete në Pashtrik, Nerodime e Dukagjin. Urdhrat dhe vendimet kanë të bëjnë me unitetin komandues, emërimet, trajnimin, logjistikën, komunikimet dhe autoritetin për të kryer arrestime dhe ndalime”, tha ZPS-ja.
ZPS po ashtu publikoi një dokument që tha se paraqet vulat dhe nënshkrimet e shtatë komandantëve të zonave të UÇK-së, duke pretenduar se Shtabi dhe personat e akuzuar kanë “shpërndarë urdhra”.
Rinis seanca
Pas një pushimi të shkurtër, prokurorët e specializuar po vazhdojnë deklaratat përmbyllëse, duke folur tashmë për rolin e Shtabit të Përgjithshëm,