Fotografitë që tregojnë shkallën e dëmeve nga vërshimet në Kosovë
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
5
Kështu duket një rrugë në Komoran pas vërshimeve.
6
Autoritetet lokale në Drenas kanë thënë se shumë segmente rrugore janë vërshuar më 6 janar, duke apeluar qytetarët që të zgjedhin rrugë alternative.
7
Autoritetet thanë se në Komunën e Malishevës kanë evakuuar qytetarë nga zonat e rrezikuara nga vërshimet.
8
Rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës, ku shihen edhe disa shtëpi.