Fotografitë që tregojnë shkallën e dëmeve nga vërshimet në Kosovë
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
9
Një kamion shihet në një nënkalim në Malishevë.
10
Një rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës.
11
Një qytetar pastron ujin që ka hyrë në një dyqan në Malishevë.
12
Për shkak të vërshimeve, autoritetet në Malishevë njoftuan se do të shtynin nisjen e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.