Fotografitë që tregojnë shkallën e dëmeve nga vërshimet në Kosovë
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
13
Dy persona duke ngjitur disa shkallë, teksa prapa tyre shihet niveli i lartë i ujit që është grumbulluar pas vërshimeve.
14
Ujë i ngrumbulluar në një segment rrugor në Komunën e Malishevës.
15
Një qytetar tenton të pastrojë një rrugë të vërshuar në Malishevë.
16
Rruga në këtë lagje në Komunë të Malishevës është vërshuar krejtësisht.