Ndërlidhjet

Digjen edhe dy kisha në komunitetet indigjene në Kanada


Ilustrim.

Dy kisha tjera katolike janë djegur në komunitetet indigjene në perëndim të Kanadasë, ditën e shtunë.

Zjarret në dy kisha kanë nisur me dallim rreth një orë në provincën kanadeze British Columbia.

Zyrtarët kanë thënë se të dyja ndërtesat janë shkatërruar plotësisht dhe se janë duke i konsideruar zjarret “të dyshimta”.

Të hënën e javës së kaluar, dy kisha tjera katolike në këtë provincë janë shkatërruar nga zjarret, teksa Kanadaja ka shënuar Ditën Kombëtare të Popullit Indigjen.

“Hetimet për zjarret paraprake dhe këto dy të rejat janë duke vazhduar dhe ende nuk ka të arrestuar apo akuza”, ka thënë zyrtari policor Jason Bayda.

Ky lajm vjen pasi qindra varre të pashënuara janë zbuluar nëpër ish-shkolla rezidenciale në Kanada.

Shkollat e financuara nga qeveria, kanë qenë të udhëhequra nga grupet fetare në shekujt 19 dhe 20-të, me qëllim të asimilimit të të rinjve indigjenë.

Grupet indigjene kanë bërë thirrje për hetime kombëtare për gjetjen e varreve tjera.

Në periudhën 1863-1998, më shumë se 150,000 fëmijë indigjenë janë marrë nga familjet e tyre dhe janë dërguar nëpër këto shkolla.

Qeveria kanadeze ka kërkuar zyrtarisht falje për këtë sistem.

XS
SM
MD
LG