Prishtina vishet kuq e zi
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.

1
Një djalë i vogël i veshur me bluzë e kapele me ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa në të dyja faqet ka të pikturuar shqiponjën.

2
Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamurin shqiptar për festat e 28 Nëntorit, pasi me këtë datë shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë, si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

3
Në ditën e shënimit të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u shpalos një flamur përmasash të mëdha me shqiponjë.

4
Pamje e flamurit shqiptar me përmasa të mëdha në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Facebook Forum