Ndërlidhjet

Emergjenca e re e QKUK-së: Strukturë betoni pa pacientë

Objekti që ishte planifikuar të shërbente si Klinikë e re e Emergjencës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar në krejt diçka tjetër.

Ai nisi të ndërtohej një dekadë më parë, por me vite shfrytëzohet për parkim veturash, deponi mbeturinash e çka jo tjetër. Aty, madje, duket se ka edhe njerëz që strehohen përkohësisht.

Ndërkohë, Emergjenca aktuale është e mbingarkuar me pacientë në shumicën e kohës, çka ka shtyrë autoritetet kompetente të bëjnë thirrje që rastet jourgjente të kërkojnë trajtim në qendra të mjekësisë familjare apo në spitalet rajonale.


16x9 Image

Bujar Tërstena

Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Krenare Cubolli

Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

XS
SM
MD
LG