Ndërlidhjet

Evropa nis rihapjen e kufijve, por lëvizje të lirë nuk ka ende


Ilustrim.

Shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë rihapur kufijtë e tyre me shtetet evropiane më 15 qershor, pas tre muajve të izolimit, të vendosur me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Gjermania, Belgjika, Franca, Greqia dhe Republika Çeke janë disa prej shteteve që kanë rihapur kufijtë, të përcjella nga Austria më 16 qershor.

Ky hap i koordinuar ka ardhur pas rekomandimit të Komisionit Evropian për rihapje të kufijve në mes të vendeve të bllokut evropian, sa më shpejt që është e mundur.

A duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:57 0:00

Rihapja e kufijve prek më së shumti banorët e BE-së, Britanisë dhe pjesës tjetër të shtetasve të Evropës që mund të lëvizin pa viza.

Megjithatë, secili shtet është duke zbatuar rregulla të ndryshme, duke përfshirë kërkesat për teste, karantinë dhe këshilla specifike gjatë udhëtimit, si dhe kufizime për shtetet dhe rajonet individuale.

Tani për tani, vizitorët jashtë kontinentit evropian, do të duhet të presin për të hyrë në Evropë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do të rihapë plotësisht ekonominë, duke përfshirë edhe të gjitha restorantet nga dita e hënë.

Ky vend do të rihapë të gjithë kujfitë për vendet e BE-së në po këtë ditë, derisa vizitorët nga kontinentet e tjera do të mund të hyjnë në këtë shtet më 1 korrik.

Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të rihapë kufijtë për shumicën e vendeve evropiane nga 21 qershori.

Kjo rihapje lidhet edhe me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimi për rihapje të kufijve ka ardhur pavarësisht shqetësimeve se virusi mund të rikthehet, dhe parashikimeve se shumë evropianë mund të pushojnë nëpër shtëpi, në vend të udhëtimit jashtë vendit.

‘Më ekspozo ndaj koronavirusit’
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

Evropa ka qenë muaj më parë kontinenti i prekur më së keqi nga koronavirusi, mirëpo tani numri i rasteve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve nuk është rritur në mënyrë dramatike.

Rritet sërish numri i të prekurve në Kinë

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 shtete, që kanë nisur të rihapin ekonomitë në javët e fundit, janë duke regjistruar rekord të numrit të rasteve të reja me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Më 13 qershor, në nivel kombëtar janë regjistruar 25,000 raste të reja.

Kjo shifër i atribuohet numrit të madh të testimeve, por ekspertët shëndetësorë drejtojnë gishtin edhe te rihapja e ekonomisë.

Autoritetet e gjymës së këtyre shteteve kanë regjistruar rekord të të hospitalizuarve.

Aktualisht, në SHBA është raportuar për 2.1 milionë të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, mbi 115,000 pacientë kanë vdekur.

Pekini ka regjistruar 36 raste të reja lokale me koronavirus, teksa janë ngjallur shqetësimet për valë të dytë të këtij virusi në kryeqytetin kinez.

Vetëm të shtunën janë regjistruar 36 raste të reja.

Ky qytet nuk kishte raportuar për raste të reja në më shumë se 50 ditë.

Nënpresidenti kinez, Sun Chunlan, u ka bërë thirrje zyrtarëve të marrin “veprime vendimtare”, duke paralajmëruar se rreziku i përhapjes është shumë i madh.

Ky shpërthim është lidhur me tregun më të madh të qytetit.

Global Times ka raportuar se 79 raste janë të lidhura me tregun Xinfadi.

Tri provinca tjera po ashtu kanë raportuar raste të konfirmuara, që dyshohet se janë të lidhura me Pekinin.

Rastet e reja konfirmojnë se sa i vështirë është procesi i ndaljes së virusit, i cili ka shpërthyer në Kinë në fund të vitit të kaluar, mirëpo në këtë shtet kishte arritur të kontrollohej si pasojë e izolimit të ashpër.

Të vërtetat dhe gënjeshtrat për koronavirusin

Të vërtetat dhe gënjeshtrat për koronavirusin

Filloni kuizin për të kuptuar rezultatin!

Amerika Latine vazhdon të jetë në qendër të pandemisë.

Brazili, i renditur si vendi i dytë më i prekur nga ky virus, ka regjistruar 850,000 të infektuar, dhe gati 43,000 të vdekur.

Edhe vendet me popullsi të dendur si India Pakistani dhe Egjipti, janë duke regjistruar rekord të rasteve të reja në baza ditore.

Në Indi, sistemi për kujdes shëndetësor ka filluar të stërngarkohet, pasi shtretërit në spitale janë mbushur.

Numri i të infektuarve është rritur për më shumë se 100,000 në javën e kaluar, duke çuar shifrën totale në 320,000.

Në gjithë botën deri më tani janë regjistruar 7.8 milionë persona të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 430,000 e të prekurve kanë vdekur.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG