Ndërlidhjet

Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit

Granatahedhës i llojt M93, i ekpozuar nga autoritet në Kosovë, në mes të armëve të tjera të konfiskuara në Banjskë.

Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc.

Kështu thuhet në përgjigjen dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga ky prodhues i armëve në Serbi, pas kërkesës për qasje në informacion me rëndësi publike.

Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës kishin armë të prodhuara në Serbi.

Mirëpo, ajo që mbetet e panjohur edhe pas përgjigjes së dërguar nga Zastava, është se kur janë prodhuar dy granatahedhësit e përmendur, kujt i janë shitur dhe si kanë përfunduar në duart e sulmuesve të maskuar që u përleshën me Policinë e Kosovës, ku gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.

Për këtë sulm janë duke u zhvilluar hetime të ndara në Kosovë dhe Serbi.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në ditët pas sulmit, autoritetet në Kosovë shfaqën armët e konfiskuara. Sipas armëve që u ekspozuan, REL-i identifikoi numrat serikë të granatahedhësve dhe më pas më 2 nëntor iu drejtua Zastavës për informacione shtesë, përkatësisht nëse këto armë ishin prodhuar në fabrikën e kësaj kompanie dhe nëse po, kujt i ishin shitur.

Pasi kompania nuk u përgjigj në pyetje, REL më 20 tetor dërgoi kërkesë në Zastava për qasje në informacione me rëndësi publike dhe Zastava ktheu përgjigje pas dy javësh.

Fabrika e Armëve Zastava, që ka prodhuar granatahedhësit e identifikuar, refuzoi që të jepte informacione se kur dhe kujt u ishin dorëzuar granatahedhësit.

Zastava argumentoi se refuzon të tregojë të dhëna më të hollësishme sepse “kjo do të rrezikonte seriozisht mbrojtjen e shtetit dhe sigurinë kombëtare apo publike”.

Gjithashtu tha se kjo do të rrezikonte “raportet ndërkombëtare” dhe do të përbënte “shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të arbitrazhit”.

Por, pse ekziston një rrezik i tillë, fabrika serbe e armëve nuk shpjegon.

Sipas Ligjit për prodhimin dhe tregtinë e armëve në Serbi, prodhuesi i armëve dhe pajisjeve ushtarake është i detyruar të mbajë në mënyrë të përhershme evidencë për armët që prodhon. Në mesin e këtyre të dhënave përfshihen të dhënat për llojin, sasinë, numrin serikë, klientët dhe datat e dorëzimit.

Pas konfiskimit të armëve në Banjskë të Zveçanit, REL-i ka identifikuar me numër serik edhe snajperin e llojit Black Arrow M93.

Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri

Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.
1/22 Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes.  
2/22 Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes.  
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.
3/22 Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.
4/22 Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Karikatorë, fishekë e radiolidhje. 
5/22 Karikatorë, fishekë e radiolidhje. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në një makinë Mercedes, me targa të Beogradit, është gjetur një leje për armë në emër të Millan Radoiçiqit.
6/22 Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në një makinë Mercedes, me targa të Beogradit, është gjetur një leje për armë në emër të Millan Radoiçiqit.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
<div>Leje për armëmbajtje për përdorim personal lëshuar për Millan Radoiçiqin.</div>
7/22
Leje për armëmbajtje për përdorim personal lëshuar për Millan Radoiçiqin.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Karta identiteti dhe kartela bankare që dyshohet se u përkasin sulmuesve të Policisë.
8/22 Karta identiteti dhe kartela bankare që dyshohet se u përkasin sulmuesve të Policisë.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Një raketahedhës dore për një përdorim që u gjet në vendin e ngjarjes.&nbsp;
9/22 Një raketahedhës dore për një përdorim që u gjet në vendin e ngjarjes. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Pos armëve dhe municionit, Policia e Kosovës tha se ka gjetur edhe automjete ushtarake.
10/22 Pos armëve dhe municionit, Policia e Kosovës tha se ka gjetur edhe automjete ushtarake.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Një pjesë e municionit të konfiskuar.&nbsp;
11/22 Një pjesë e municionit të konfiskuar. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Pako me plumba dhe një kuti e ndihmës së parë.&nbsp;
12/22 Pako me plumba dhe një kuti e ndihmës së parë. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.
13/22 Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto.&nbsp;
14/22 Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës.&nbsp;&nbsp;
15/22 Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës.  
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.
16/22 Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Automjete e veshje ushtarake.&nbsp;
17/22 Automjete e veshje ushtarake. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Karikatorë e fishekë për armë kalibrash të ndryshëm.&nbsp;
18/22 Karikatorë e fishekë për armë kalibrash të ndryshëm. 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Disa armë me shurdhues.
19/22 Disa armë me shurdhues.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Një autoblindë e konfiskuar nga Policia e Kosovës në vendngjarje.
20/22 Një autoblindë e konfiskuar nga Policia e Kosovës në vendngjarje.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Targa automjetesh me regjistrimin BG (Beograd).&nbsp;
21/22 Targa automjetesh me regjistrimin BG (Beograd). 
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Armët që Policia tha se i ka konfiskuar në Banjskë.
22/22 Armët që Policia tha se i ka konfiskuar në Banjskë.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Previous slide
Next slide

Në kërkesën dërguar fabrikës Zastava, ka pasur pyetje edhe për këtë snajper, por Zastava tha se ai “nuk ekziston në arkivin tonë”.

Një tjetër armë, mortaja e llojit M69 që u përdor në sulm, u tha se nuk bën pjesë në programin e prodhimit të fabrikës së armëve Zastava.

Pas sulmit të 24 shtatorit, Policia e Kosovës ekspozoi raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, snajper, automjete ushtarake, ekspozivë, detonatorë, municione dhe armë të tjera, që tha se u konfiskuan në Banjskë.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa mbështetjes së grupit që kreu sulmin, si në aspektin e mbështetjes me armë, por edhe duke u ofruar trajnime në bazat ushtarake në Serbi.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulm, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

XS
SM
MD
LG