Ndërlidhjet

Fakte lidhur me planin e rrezikuar të vizave për në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Një person me kombësi uzbeke, i akuzuar për vrasjen e tetë njerëzve në sulmin terrorist në Nju Jork, së pari kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara, në bazë të Programit të Diversitetit të Vizave Imigrante.

Ky program i paraparë për të mundësuar status të qëndrimit të përhershëm për njerëzit nga shtetet me shkallë të ulët të imigrimit në Shtetet e Bashkuara, tash është nën kritikë të ashpër nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Zoti Trump ka kërkuar përfundimin e programit të vizave, që garanton lejeqëndrim të përhershëm ligjor – duke i marrë të ashtuauajturat “Karta jeshile” (Green card) – nëpërmjet lotarisë për njerëzit nga vendet me shkallë të ulët të imigrimit në Shtetet e Bashkuara.

Thirrja e presidentit Trump u bë pasi policia e ka identifikuar një imigrant nga Uzbekistani, se është i dyshuar për vrasjen e tetë njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, duke i sulmuar ata me një makinë të huazuar në një shteg për biçiklistë në Qyteitn e Nju Jorkut, më 31 tetor.

Arrestimi i sulmuesit të dyshuar në Nju Jork
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:33 0:00

Personi, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, kishte hyrë legalisht në vitin 2010, sipas Programit të Diversitetit të Vizave Imigrante, kanë thënë autoritetet.

Nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë, bile edhe para sulmit në Nju Jork, ka pasur thirrje për përfundimin e këtij programi, duke e zëvendësuar atë me sistem të bazuar në merita.

Ky program, që ishte zbatuar për lehtësimin e diversitetit kulturor, ishte shndërruar në legjislacion duke u nënshkruar nga presidenti, George Bush, në vitet e 90-ta. Sipas tij, gjatë procesit të lotarisë, për çdo vit jepen pothuajse 50 mijë viza.

Ata që fitojnë në këtë program, e marrin “kartën jeshile” me të cilën mundësohet lejeqëndrim i përhershëm.

Sipas Departamentit të sigurisë së brendshme, ata që e kanë marrë këtë vizë paraqesin një grup të vogël të 105 milionë njerëzve, të cilët e kanë marrë lejeqëndrimin e përhershëm, sipas të të gjitha procedurave imigruese në vitin 2015.

Kush ka të drejtë të kërkojë vizë të këtillë?

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, për dallim nga imigrantët e tjerë, ata që konkurrojnë për programin e diversitetit nuk ka nevojë që të kenë aftësi specifike ose të kenë të afërm që tashmë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kandidatët duhet të kenë diplomë të shollimit të lartë ose dy vite të përvojës kualifikuese të punës gjatë një periudhe prej pesë viteve. Nuk kërkohet ndonjë pagesë për konkurrim, por kandidatët duhet të jenë në gjendje që të vërtetojnë se ata do të munden të mbështeten financiarisht nga vetvetja në Shtetet e Bashkuara.

Nëse, një person është zgjedhur nëpërmjet të lotarisë, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht ai ose ajo do ta marrë “kartën jeshile”, por ka mundësi për konkurrim.

Deri në 15 milionë njerëz konkurrojnë për këtë lotari për çdo vit, megjithë numrin e kufizuar të vizave. Në vitin 2016, nga Uzbekistani, prej nga është i akuzuari Saipov, në këtë program kishin fituar 2,378 vetë.

Njerëzit që e fitojnë “kartën jeshile” mund të konkurrojnë për shtetësi pas pesë vitesh.

Aktualisht, për programin e vitit 2018, i cili tashmë është mbyllur, kanë mundur të konkurrojnë banorët e 181 vendeve.

Por, më tepër se dhjetëra vende ishin përjashtuar nga programi për shkak të numrit të lartë të imigrantëve, gjatë pesë viteve të fundit.

Këtu përfshihen Bangladeshi, Brazili, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Republika Dominikane, El Salvadori, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Nigeria, Pakistani, Peruja, Filipinet, Koreja Jugore, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës Verore) dhe Vietnami.

Kush i ka marrë vizat në të kaluarën?

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se për vitin 2016, njerëzit nga Irani, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Nepali dhe Uzbekistani, i kanë marrë më tepër se nga 2 mijë viza secili vend. Nepali kishte marrë më së tepërmi – gjithsej 3,247 sosh.

Rusët i kishin marrë 1,401, ukrainasit 1,787, moladvët 1,189 dhe armenët 1 mijë.

Përse synohet përfundimi i programit?

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump, ka bërë presion për kontroll më të ashpër në procesin e imigrimit, duke thënë se është e domosdoshme për parandalimin e terroristëve potencialë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe për ta ulur shkallën e krimit.

Ai e ka çuar përpara ndalesën për udhëtarë dhe imigrantë nga disa vende, kryesisht me popullatë shumicë myslimane, dhe këtë e ka quajtur “verifikim ekstrem” për të jashtmit.

Kritikët e progrmait të lotarisë, si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët, argumentojnë se programi krijon rreziqe për sigurinë kombëtare.

Ata thonë se, ky program, po ashtu, sjell imigrantë me aftësi të nivelit të ulët dhe kjo shkon në kurriz të punëtorëve më të aftë dhe në mënyrë jokorrekte lejon që të hyjnë njerëzit që nuk e kanë askënd në Shtetet e Bashkuara, ndërsa bllokohen ata që kanë familje.

Mbështetësit e procedurës thonë se ky program ka ndihmuar në sjelljen e njerëzve nga një numër i ndryshëm i vendeve, siç janë vendet afrikane, banorët e të cilave ndoshta nuk mund të marrin “karta jeshile” në mënyra të tjera.

Pas, sulmit vdekjeprurës në Nju Jork, presidenti Trump i ka bërë thirrje Kongresit që ta përfundojë programin.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG