Ndërlidhjet

Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve Fitër Bajramin


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Fotografi nga arkivi.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Fotografi nga arkivi.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, teksa ka thënë se kjo festë ka në thelb solidaritetin.

Myslimanët në mbarë botën më 1 maj përfundojnë Muajin e Ramazanit.

Në mesazhin e tij në prag të Fitër Bajramit, myftiu Tërnava, bëri thirrje për paqe në mbarë botën. Ai tha se në shumë vende të botës ka konflikte, prej të cilave po pësojnë qytetarët e pafajshëm.

“Edhe në këtë natë të madhe në prag të Fitër Bajramit lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë”, tha Tërnava.

Myftiu Tërnava tha se në prag të Bajramit kërkohet që vlerësohet misioni që njeriu ka në këtë botë, që sipas tij është të ruhet një ekuilibër ndërmjet shpirtërores dhe materiales.

“Në kohët që po jetojmë njerëzimi si duket ka harruar vlerat shpirtërore, duke e bërë kështu shoqërinë më materialiste, realitet ky që ka sjell konflikte, gjakderdhje, dëbime e shkatërrime në tokë”, tha Tërnava.

Iftar mes rrënojash në Siri
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Ai po ashtu tha se ky ishte Ramazani i parë në dy vjetët e fundit, që besimtarët e shënuan pa masa kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, tha ai.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

XS
SM
MD
LG