S'përjashtohet mundësia që sulmi në Finlandë të jetë "terrorist"
Policia finlandeze tha se dy persona janë vrarë dhe të paktën 6 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qytetin perëndimor të Turkut. Gazeta finlandeze "Helsingin Sanomat" raportoi se 8 vetë ishin dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra më 18 gusht, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike. “Tash për tash, ne nuk po zhvillojmë hetime për këtë si sulm terrorist, por nuk e përjashtojmë këtë”, tha një zëdhënës i policisë. (Video:Reuters)