Gratë afgane kërkojnë të drejta gjatë sundimit të talibanëve, refugjatët afganë kërkojnë azil në shtetet evropiane teksa talibanët mbajnë paradë pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani. Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore që dominuan rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
1
Një luftëtar taliban pushon brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul më 5 shtator.
2
Valltarët performojnë gjatë një ngjarjeje kulturore në ishullin Vladivostok të Rusisë.
3
Një punëtor pushon teksa punimet për ndërtimin e një ure mbi lumin Sava në Beograd të Serbisë vazhdojnë.
4
Gratë protestojnë në Kabul më 3 shtator për të kërkuar të drejta gjatë sundimit të talibanëve. Militantët talibanë përdorën gaz lotsjellës dhe kanë shtënë në ajër me qëllim që të shpërndajnë turmat edhe gjatë një tubimi të ngjashëm të mbajtur më 4 shtator. Të paktën një grua është lënduar gjatë këtyre protestave.