Gratë afgane të mbuluara me burka, vaksinimi kundër koronavirusit i nxënësve në Pakistan, protesta kundër arrestimit të ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Geno Petriashvili (djathtas) nga Gjeorgjia gjatë një ndeshjeje mundjeje në kategorinë deri në 125 kilogramë me Amir Hossein Zara në Kampionatin Botëror të Mundjes që u mbajt në Oslo. Zare fitoi medaljen e artë.
10
Një luftëtar taliban falet në Xhaminë Abdul Rahman në Kabul të Afganistanit.
11
Në Gjeorgji qytetarët protestuan pranë burgut ku po mbahet ish-presidenti Mikheil Saakashvilli. Ata kundërshtuan arrestimin e tij.
12
Një rabin lutet në memorialin Minora në Kiev më 3 tetor për të shënuar 80-vjetorin e masakrës Babyn Yar, që konsiderohet një prej vrasjeve më masive të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.