Protestat e aktivistëve mjedisorë në Beograd, protestat kundër masave të reja kundër pandemisë në Rumani, dekorimet e disa qyteteve për festat e fundvitit, janë vetëm disa prej ngjarjeve që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur nga rajonet nga të cilat raporton. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës

1
Banorët në Kiev të Ukrainës shikojnë pemën e Vitit të Ri të vendosur pranë Katedrales Shën Sofia. Pema është e gjatë 31 metra dhe ka të vendosura mbi 10,000 dekorime.

2
Një burrë afgan kalon pranë disa qytetarëve që po shikojnë një garë me kuaj në Mazar-i-Sharif më 24 dhjetor.

3
Qytetarët bëjnë fotografi pranë dekorimeve të vendosura në kryeqytetin e Moldavisë.

4
Disa punëtorë në një treg peshqish në Peshavar të Pakistanit.