Stërvitjet e ushtarëve ukrainas në vijën e frontit dhe zhytjet në ujë të ftohtë për shënimin e Epifanisë ortodokse në Kosovë e gjetiu, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove

5
Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase duke qëndruar afër vijës së ndarjes me separatistët e mbështetur nga Rusia, në periferi të qytezës Horlivka, në rajonin e Donetskut, në Ukrainë, më 20 janar.

6
Kadetët e marinës ruse duke ecur nëpër një valëpritës, në bazën detare Kronshtadt, në periferinë e Shën Pjetërbugut, në Rusi, më 19 janar.

7
Pjesëmarrësit duke vënë lule gjatë një ceremonie të mbajtur më 20 janar për nder të mbrojtësve të rënë të Ukrainës, përfshirë ushtarë të vrarë gjatë një beteje me separatistët prorusë për aeroportin e Donetskut, më 20 janar 2015.

8
Oficerët pakistanezë të sigurisë duke vështruar pasojat e shpërthimit të një bombe në një treg në Lahore, Pakistan, më 20 janar.