Fotogaleria e javës që lamë pas na sjell imazhet e veçanta nga një ceremoni martese për 70 çifte në Kabul, për bukuritë natyrore të Shqipërisë, nga vizita e liderëve evropianë në Ukrainë, si dhe fotografi të tjera nga vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Chaneser, 45 vjeç, shihet në një pasqyrë të një traktori teksa bën një pushim nga puna në një fabrikë tullash në Xhakobabad, Pakistan. Muajin e kaluar, Xhakobabadit iu dha epiteti i qytetit më të nxehtë në Tokë.

6
Dy djem irakianë duke ecur pranë fotografive të Muqtada al-Sadr dhe babait të tij, Mohamed Sadiq al-Sadr, në qytetin Sadr, bastioni i ndjekësve të Lëvizjes Sadrist në Bagdadin verilindor më 14 qershor.

7
Nuset afgane gjatë një ceremonie masive martese për 70 çifte të organizuar në Kabul, më 13 qershor.

8
Dhëndurët presin fillimin e një ceremonie masive martese në Kabul më 13 qershor.
Facebook Forum