Një javë nëpër foto
Hyrja e trupave ukrainase në Herson, luftimet në pjesë tjera të Ukrainës, pamje vjeshte në parkun Gërmia të Prishtinës, janë vetëm disa prej imazheve të përzgjedhura nga ngjarje që kanë ndodhur në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një banore vendase, Valentyna Buhaiova, shihet duke përqafuar ushtarët ukrainas në fshatin Kiselivka i rimarrë së fundmi, jashtë Hersonit, më 12 nëntor.

2
Një grua duke qarë në vendin ku ndodhën granatimet nga forcat ruse mbi një lagje banimi në Mikolajiv, Ukrainë, më 11 nëntor. Në këto sulme u vranë gjashtë civilë.

3
Pelegrinët Sikh të mbledhur pranë pishinës së shenjtë, me rastin e përvjetorit të lindjes së Guru Nanak Devit, themeluesit të Sikizmit, në Nankana Sahib, Pakistan.

4
Njerëzit duke qëndruar në kambanoren e Katedrales së Shën Sofjes mes ndërprerjeve të energjisë elektrike në Kiev, 10 nëntor 2022.
Facebook Forum