Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, kreut të partisë politike opozitare Pakistan Tehrik-e-Insaf (PTI), shoqërojnë automjetin e tij ndërsa ai mbërrin për një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Lahores. Gjykata e liroi Khanin me kusht deri më 3 mars në një çështje që lidhet me trazirat e supozuara nga protestuesit e Partisë së tij në Islamabad në tetor të vitit 2022.
10
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden (djathtas), duke përqafuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev.
11
Figura e presidentit rus, Vladimir Putin, duke u larë me gjak në një vaskë të zbukuruar me ngjyrat e verdha dhe blu të flamurit ukrainas u pa gjatë një karnavali rruge në qytetin gjerman Dusseldorf.
12
Një grua duke ndezur një qiri në Kiev për t'u bërë homazhe aktivistëve të Maidanit, të vrarë gjatë protestave antiqeveritare më 2014.