Java nëpërmjet fotografive
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Pasojat nga granatimet në një ndërtesë banimi në Izjum, rajoni i Harkivit.
18
Viktori, një kirurg që shërben në një nga pikat e ndihmës emergjente mjekësore të vijës së parë, qëndron në një sallë të improvizuar për intervenime kirurgjike.
19
Qentë duke pritur ushqim në një strehë që kujdeset për rreth 60 kafshë endacake në Kramatorsk, Ukrainë.
20
Njerëzit duke valëvitur flamujt rusë ndërsa presidenti Vladimir Putin ecën në skenë për të mbajtur fjalimin e tij për gjendjen e kombit në stadiumin Luzhniki në Moskë, më 22 shkurt.