Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që po lëmë pas.
Fotografitë e javës
13
Një avion nga Forca Ajrore Kroate fluturon mbi fshatin Gornje Sitno, afër Splitit, qytet bregdetar i Adriatikut, në përpjekje për t'i shuar zjarret që kapluan pyjet, më 17 korrik.
14
Një prift ortodoks dhe besimtarët ndjekin ceremoni mortore në vendin ku u rrëzua aeroplani i Malajzia Airlines, fluturimi MH17, në afërsi të fshatit Hrabove, në rajonin Donetsk të Ukrainës, më 17 korrik 2014.
15
Mbreti Willem-Alexander (majtas) dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Maxima e Holandës marrin pjesë në një ngjarje, ku u bë zbulimi i një monumenti kombëtar në përkujtim të viktimave nga rrëzimi i aeroplanit MH17 - Holandë, më 17 korrik.
16
Ngasësi rus, Dmitry Sotnikov, me bashkë-shoferët Ruslan Akhmadeev dhe Ilnur Mustafin, konkurrojnë gjatë fazës 9 të garës "Silk Way 2017", ndërmjet Urumkut dhe Hamit, Kinë.