Çdo fundjavë Radio Evropa e Lirë sjell fotografi karakteristike të përzgjedhura nga ngjarje që kanë ndodhur nëpër botë.
Fotografitë e javës

1
Nxënësit valëvisin flamuj amerikanë dhe kinezë derisa përcjellin Zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump, dhe homologen e në Kinë, Peng Liyuan, pas vizitës së tyre në Shkollën Fillore "Banchang" në Pekin më 9 nëntor.

2
Një tufë e madhe gargujsh formojnë një re në qiellin pranë qytetit të Gretna Green, Skoci.

3
Myslimanët shiitë pakistanezë rrahën gjoksin e tyre gjatë një procesioni për të shënuar fundin e periudhës 40-ditore të zisë pas përvjetorit të martirizimit të shekullit të shtatë të Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed dhe një nga shenjtorët më të dashur të Islamit shiit, në Lahore.

4
Fëmijët sirianë vizitojnë shkollën e tyre të dëmtuar në qytetin Sakachi, të rrethuar nga rebelët në periferi të kryeqytetit sirian, Damask, pas sulmeve ajrore nga forcat qeveritare në zonë një ditë më parë.