Atmosfera festive dhe përgatitjet për festat e fundvitit, kryesisht dominojnë fotogalerinë e kësaj jave nga Radio Evropa e Lirë. Në këtë fotogaleri, ndër të tjera, mund të shikoni edhe fotografi karakteristike nga përditshmëria, imazhe të refugjatëve të komunitetit Rohingya, si dhe një ketër miqësor me njerëzit.
Fotografitë e javës

1
Një ketër mes njerëzish në një park në Moskë.

2
Ky kombinim i fotografive tregon fëmijët e komunitetit Rohingya që mbajnë objekte që i përdorin si lodra për të luajtur me kampet e refugjatëve në Bazarin e Cox të Bangladeshit. Mbi 620,000 refugjatë Rohingya, më shumë se gjysma e tyre fëmijë, kanë kaluar në Bangladesh që nga fundi i muajit gusht, në përpjekje për t'i ikur ushtrisë së Myanmarit.

3
Kalorësit afganë garojnë gjatë një ndeshjeje miqësore në periferi të Kabulit.

4
Një fëmijë shikon peshqit e llojit krap, në enët me ujë, që janë për shitje, në një rrugë në qendër të Pragës.