Lufta në Ukrainë dhe nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit dominojnë tematikën e fotogalerisë së javës që lamë pas të Radios Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës
5
Një qen qëndron në një rrugë pranë një shtëpie, kulmi i së cilës është lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në periferi të Kievit.
6
Punëtorët në pishinë delfinësh (të njohur si Delfinariumi Nemo i Odesës) luajnë me delfinët ndërsa bëjnë përgatitjet për t'u rihapur për vizitorët për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
7
Një punonjës ukrainas i shpëtimit kalon pranë automjeteve të shkatërruara ushtarake ruse në qytetin e Trostijanets, pasi u rimor nga forcat ukrainase.
8
Një burrë në Peshavar, në Pakistan, pastron një xhami para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.