Lufta në Ukrainë dhe nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit dominojnë tematikën e fotogalerisë së javës që lamë pas të Radios Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës
13
Një grua me qentë e saj ecën pranë një ure të shkatërruar gjatë evakuimit nga qyteti Irpin, jashtë Kievit, më 28 mars.
14
Njerëzit shijojnë lojën me karusel në një park argëtimi në Kabul më 28 mars, pasi Ministria e Talibanëve për Promovimin e Virtytit urdhëroi që të gjitha vendet me kënde lojërash në kryeqytet duhet të ndahen sipas gjinisë.
15
Një ushtar ukrainas inspekton mbetjet e një tanku të shkatërruar rus në fshatin Lukianivka të çliruar së fundmi në rajonin e Kievit, më 27 mars.
16
Një burrë kalon me biçikletë ndërsa tej shihen flaka dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, më 25 mars.