Java nëpër fotografi
Peizazhe dimri, ndriçimet me rastin e festave të fundvitit, organizime kulturore por edhe ngjarje të tjera shënuan javën që lamë pas, prej nga REL sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Guvernatori i provincës Sindh të Pakistanit, Kamran Tessori, duke i dhënë një copë tortë një elefanti femër të quajtur Sonia me rastin e ditëlindjes së saj të 16-të në Parkun Safari në Karaçi.
6
Një grua duke kaluar pranë vitrinës së shtëpisë së modës Gucci, e cila është e mbuluar me një pllakë për t'u mbrojtur nga copat e granatave, ku është shkruar "Gucci është hapur", në qendër të Kievit më 12 dhjetor.
7
Njerëzit duke kaluar rrugën mes reshjeve të borës në qendër të Kievit më 12 dhjetor.
8
Personat që u plagosën në përleshjet që shpërthyen në Chaman, në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, duke u transferuar në një spital në Quetta, Pakistan, më 11 dhjetor.
Facebook Forum