Fëmijët marrin pjesë në një ngjarje bamirësie në Prishtinë, protestat në Bjellorusi vazhdojnë, shumë vende të botës kanë stolisur qytetet e tyre për festat e fundvitit. Këto janë disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java në fotografi

1
Lojtarët e Rusisë dhe Çekisë gjatë Turneut Evropian të hokejit mbi akull të mbajtur në Moskë. (Reuters/Evgenia Novozhenina)

2
Policia afgane inspekton vendin ku ndodhi një sulm vdekjeprurës me makinë-bombë në Kabul më 20 dhjetor. (Reuters/Mohammad Ismail)

3
Një person kalon pranë Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në Moskë. Qyteti i Moskës është stolisur për festat e fundvitit. (AFP/Yuri Kadobnov)

4
Raketa e Soyuz, që bartë një satelit britanik, niset nga Vostochny në Rusi. (Reuters)