Sheshe të zbukuruara, por pa njerëz në Prishtinë, migrantë që jetojnë në kushte të rënda në Bosnje-Hercegovinë dhe protesta të opozitës kundër udhëheqësve në Pakistan dhe Armeni, janë disa nga pamjet e dokumentuara nga fotografë të agjencive më të mëdha në botë. Shihni më poshtë fotografitë më të mira të javës që kemi lënë pas.
Fotografitë më të mira të javës

1
Një burrë duke mbajtur një flamur të dikurshëm të Bjellorusisë, bardhë e kuq, shihet në protestat në Misk të Bjellorusisë më 13 dhjetor. (AFP)

2
Një protestues shihet në mesin e mijëra aktivistëve opozitarë në Lahore, duke zhvilluar fushatë për të larguar nga pozita kryeministrin pakistanez, Imran Khan dhe për të zhvilluar zgjedhje të reja. (Radio Evropa e Lirë)

3
Një kullë televizioni depërton jashtë mjegullës së dendur në Alamati të Kazakistanit. (Reuters)

4
Automjetet kalojnë afër një burri pakistanez që ka vendosur maskë mbrojtëse kundër koronavirsusit, teksa pret autobusin në Karaçi. (Reuters)