Nga lufta në Ukrainë deri te trazirat masive në Kazakistan dhe një tualet i pazakontë në Malin e Zi, ju paraqesim disa prej fotografive më mahnitëse të vitit 2022, të shkrepura nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Viti 2022 në objektivin e fotografëve të REL-it
![Automjetet e shkatërruara ushtarake ruse në një rrugë në qytetin e Buçës, afër Kievit, në Ukrainë. Forcat ruse dështuan të rrethojnë apo të pushtojnë kryeqytetin, dhe u zmbrapsën nga rajoni. Fotografi Serhii Nuzhnenko tha se fotografoi “armatimin e rëndë, të djegur, të ushtrisë së Rusisë në rrugën ‘Vokzalna’”. Ai tha se kjo ishte “një ndër kolonat e para të ushtrisë së Rusisë që u fut në Buça. Afër saj ndodhet rruga ‘Jablunska’, ku ushtarët rusë vranë civilët gjatë okupimit të qytetit. Fotografia është shkrepur më 1 mars. Më 3 mars, qyteti u okupua nga ushtria ruse".](https://gdb.rferl.org/08670000-0a00-0242-9af6-08d9fdc6eaaf_w1024_q10_s.jpg)
1
Automjetet e shkatërruara ushtarake ruse në një rrugë në qytetin e Buçës, afër Kievit, në Ukrainë. Forcat ruse dështuan të rrethojnë apo të pushtojnë kryeqytetin, dhe u zmbrapsën nga rajoni.
Fotografi Serhii Nuzhnenko tha se fotografoi “armatimin e rëndë, të djegur, të ushtrisë së Rusisë në rrugën ‘Vokzalna’”. Ai tha se kjo ishte “një ndër kolonat e para të ushtrisë së Rusisë që u fut në Buça. Afër saj ndodhet rruga ‘Jablunska’, ku ushtarët rusë vranë civilët gjatë okupimit të qytetit. Fotografia është shkrepur më 1 mars. Më 3 mars, qyteti u okupua nga ushtria ruse".

![Qytetarët duke protestuar në Almati, Kazakistan, më 13 shkurt, në kujtim të personave të vrarë gjatë demonstratave të paprecedente antiqeveritare në fillim të janarit. Protestat paqësore në mbarë vendin për shkak të një rritjeje të çmimeve të naftës u pasuan nga trazirat e dhunshme dhe një shtypje e dhunshme në janar. Qindra njerëz – përfshirë 18 oficerë të sigurisë – u vranë gjatë përleshjeve, teksa presidenti Qasym-Zhomart Toqaev urdhëroi forcat e sigurisë të shtinin me armë pa paralajmërim.](https://gdb.rferl.org/c3750000-0aff-0242-3a42-08d9eed48457_w1024_q10_s.jpg)
2
Qytetarët duke protestuar në Almati, Kazakistan, më 13 shkurt, në kujtim të personave të vrarë gjatë demonstratave të paprecedente antiqeveritare në fillim të janarit.
Protestat paqësore në mbarë vendin për shkak të një rritjeje të çmimeve të naftës u pasuan nga trazirat e dhunshme dhe një shtypje e dhunshme në janar. Qindra njerëz – përfshirë 18 oficerë të sigurisë – u vranë gjatë përleshjeve, teksa presidenti Qasym-Zhomart Toqaev urdhëroi forcat e sigurisë të shtinin me armë pa paralajmërim.

![Mariupoli, në Ukrainë, më 5 shkurt. Fotografi Amos Chapple tha se “kjo fotografi është shkrepur më pak se tri javë para se Rusia të niste një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë dhe të shkatërronte Mariupolin në masë të madhe. Ishte e çuditshme të isha atje atë kohë, dhe t’i dëgjoja banorët të thoshin se e ndienin të mundshëm një pushtim, teksa vazhdonin të bënin jetë normale. Një burrë vendës në plazh më tha se i konsideronte gjasat për një pushtim të afërt rreth pesëdhjetë me pesëdhjetë. Më pas, ai vazhdoi të ecte bashkë me partneren e tij dhe me macen e tyre, sikur s’e vrisnin mendjen për asgjë në botë”.](https://gdb.rferl.org/08b40000-0a00-0242-99d5-08d9ea2ca1e3_w1024_q10_s.jpg)
3
Mariupoli, në Ukrainë, më 5 shkurt.
Fotografi Amos Chapple tha se “kjo fotografi është shkrepur më pak se tri javë para se Rusia të niste një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë dhe të shkatërronte Mariupolin në masë të madhe. Ishte e çuditshme të isha atje atë kohë, dhe t’i dëgjoja banorët të thoshin se e ndienin të mundshëm një pushtim, teksa vazhdonin të bënin jetë normale. Një burrë vendës në plazh më tha se i konsideronte gjasat për një pushtim të afërt rreth pesëdhjetë me pesëdhjetë. Më pas, ai vazhdoi të ecte bashkë me partneren e tij dhe me macen e tyre, sikur s’e vrisnin mendjen për asgjë në botë”.

![Një kamion i djegur raketahedhës i Rusisë dhe trupi i pajetë i një ushtari afër Harkivit, në Ukrainë, më 25 shkurt. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.](https://gdb.rferl.org/c4160000-0aff-0242-2082-08d9f84fd54a_w1024_q10_s.jpeg)
4
Një kamion i djegur raketahedhës i Rusisë dhe trupi i pajetë i një ushtari afër Harkivit, në Ukrainë, më 25 shkurt.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.