Ndërlidhjet

Fshati bosh i Hades

Fshati Hade u kthye në një fshat fantazmë qëkur banorët u detyruan të shpërngulen.

Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK. Në këtë zonë gjenden rezerva të qymyrit - burimit më të rëndësishëm energjetik të Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike.

Shpronësimet në këtë lagje i ka bërë KEK-u dhe shumica e banorëve tashmë janë zhvendosur në lagje të tjera. Shtëpitë e tyre do të rrënohen. Ato u "zhveshën" nga ç'mund t'u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar - tjegullat, dyert e dritaret.

Procesi i marrjes së tokave në Zonën “Fusha e mihjes së re’’ u realizua nga KEK-u, si bartës i projektit, përmes Kornizës së Politikave për Zhvendosje. Kjo politikë është miratuar me vendim të Qeverisë së Kosovës më 2011.

Më poshtë ju sjellim fotografi nga Hadja, të bëra së voni nga fotografët e Radios Evropa e Lirë: Arben Hoti e Ibrahim Berisha.


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG