Gazetaret ukrainase protestojnë në 6-mujorin e pushtimit
Gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në 6-mujorin e pushtimit rus, mbajtën një protestë simbolike në Prishtinë. Në Kosovë tashmë janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas. Përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Kosova është shprehur e gatshme të pranojë edhe 5.000 refugjatë ukrainas.
![Gazetaret ukrainase mbanin pankarta ku bënin thirrje për lirimin e mbrojtësve të Batalionit Azov.](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-2a05-08da85d03295_w1024_q10_s.jpg)
1
Gazetaret ukrainase mbanin pankarta ku bënin thirrje për lirimin e mbrojtësve të Batalionit Azov.
![Kosova tha se do të strehojë 20 gazetarë dhe në mars ndau një vlerë prej 150.000 eurosh për strehimin e tyre.](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-779b-08da85d031b7_w1024_q10_s.jpg)
2
Kosova tha se do të strehojë 20 gazetarë dhe në mars ndau një vlerë prej 150.000 eurosh për strehimin e tyre.
![Gazetaret ukrainase duke protestuar në Prishtinë kundër pushtimit rus të Ukrainës, në ditën kur ky vend shënon 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. ](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-c63e-08da85d01efd_w1024_q10_s.jpg)
3
Gazetaret ukrainase duke protestuar në Prishtinë kundër pushtimit rus të Ukrainës, në ditën kur ky vend shënon 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
![Më 24 gusht u bënë gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-6350-08da85d01f00_w1024_q10_s.jpg)
4
Më 24 gusht u bënë gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.