Ndërlidhjet

Gjermania goditet nga temperatura rekord

Njerëzit qëndrojnë pranë tubave spërpatëse të ujit për t'u freskuar gjatë nxehtësisë së verës në Këln, Gjermania perëndimore, më 25 qershor 2026.
Njerëzit qëndrojnë pranë tubave spërpatëse të ujit për t'u freskuar gjatë nxehtësisë së verës në Këln, Gjermania perëndimore, më 25 qershor 2026.

Gjermanët janë përgatitur për mot përvëlues të shtunën, pasi një valë e të nxehtit, e lidhur me dhjetëra vdekje në Evropën Perëndimore, pritet të zhvendoset drejt lindjes, pasi temperaturat thyen rekord duke kaluar mbi 40 gradë Celsius.

Britania, Franca, Zvicra dhe Gjermania kanë përjetuar temperatura rekord gjatë muajit qershor, ndërsa sistemi i motit mund të vendosë rekorde të tjera teksa kalon nga Gjermania drejt Polonisë.

Të premten, pranë qytetit Zarbruken, afër kufirit me Francën, u regjistrua një rekord i ri kombëtar prej 41.3 gradë Celsius, tha një zëdhënës i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Gjermanisë, duke theksuar se matja ishte fillestare.

Thirrje për kursimin e ujit

Shërbimi meteorologjik lëshoi paralajmërime për nxehtësi ekstreme pothuajse në gjithë Gjermaninë të shtunën, ndërsa autoritetet u kërkuan qytetarëve ta kursejnë ujin.

Në Francë, dhjetëra persona, të rinj e të moshuar, kanë humbur jetën gjatë valës së të nxehtit.

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius kanë shkaktuar ndërprerje në transportin hekurudhor dhe prodhimin e energjisë elektrike, kanë çuar në ndalimin e konsumit të alkoolit në disa zona, pezullimin e mësimit në shkolla dhe shtyrjen e aktiviteteve në natyrë.

Një burrë nget biçikletën e tij përmes një shatërvani pranë lagjes bankare në Frankfurt, Gjermania perëndimore, më 26 qershor 2026 me temperaturën e ajrit që arrin 39 gradë Celsius.
Një burrë nget biçikletën e tij përmes një shatërvani pranë lagjes bankare në Frankfurt, Gjermania perëndimore, më 26 qershor 2026 me temperaturën e ajrit që arrin 39 gradë Celsius.

"Vala e të nxehtit do të arrijë kulmin gjatë fundjavës, me temperatura shumë mbi 40 gradë në disa pjesë të Gjermanisë", tha Karsten Brandt, meteorolog në faqen e parashikimeve të motit Donnerwetter.de.

Organizatorët e Kampionatit Evropian Ironman në Frankfurt njoftuan se garat e çiklizmit dhe vrapimit, që zhvillohen të dielën, do të shkurtohen për shkak të temperaturave të larta.

Përballë rrezikut të dëmtimeve në infrastrukturë, si deformimi i rrugëve dhe zgjerimi i shinave të trenit, disa ofrues të mëdhenj të shërbimeve publike kanë ndërmarrë masa për ta kufizuar trafikun.

Andre Berghegger, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Qyteteve dhe Komunave, u bëri thirrje qytetarëve ta përdorin ujin me kursim për shkak të valës së të nxehtit.

"Duhet të mbështetemi sa më gjatë të jetë e mundur te bashkëpunimi vullnetar; autoritetet lokale duhet të vendosin ndalime vetëm nëse kjo nuk funksionon", tha ai për gazetën Neue Osnabrücker Zeitung.

Valë e të nxehtit ekstrem mbërthen qytetet e Evropës

Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.<br><br>Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
1/10 Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.

Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
2/10 Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.
3/10 Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.
4/10 Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.
5/10 Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.<br><br>Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.
6/10 Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.

Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.
7/10 Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.
8/10 Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.
9/10 Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.
10/10 Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.
Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin.
Previous slide
Next slide

Parashikohet që temperaturat më ekstreme të fillojnë të bien gjatë fundjavës, ndërsa të dielën priten stuhi të forta.

Në mbarë Evropën, monumente kulturore janë detyruar të mbyllen, bujqësia ka pësuar dëme dhe disa spitale kanë hasur në vështirësi për ta përballuar fluksin e pacientëve.

Sipas Reuters Climate Monitor, vala e të nxehtit ka rritur temperaturat deri në 18 gradë mbi mesataren sezonale dhe po nxitet nga një fenomen atmosferik i njohur si "Omega block".

Ky model atmosferik bllokon një masë të madhe ajri të nxehtë mbi një rajon për periudha të gjata, ndërsa ajri më i freskët mbetet në skajet e saj.

Kërkesat për freskuese elektrike është rritur ndjeshëm dhe prodhuesit aziatikë të pajisjeve të ajrit të kondicionuar kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve në Evropë.

Shumica e banesave në Evropën Veriore janë ndërtuar për të ruajtur nxehtësinë gjatë dimrit, dhe jo për të mbajtur ambientet të freskëta gjatë verës.

Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se kjo valë e të nxehtit do të fillojë të zhvendoset në fund të muajit, duke prekur Evropën Qendrore dhe Ballkanin.

Shkencëtarët thonë se kjo valë e të nxehtit do të kishte qenë praktikisht e pamundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut.

XS
SM
MD
LG