Grevë e përgjithshme në Serbi, teksa Vuçiq themelon një lëvizje të re

Protesta në Beograd më 24 janar 2025.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për themelimin e "lëvizjes për popullin dhe shtetin".
Në mbajtjen e grevës së përgjithshme, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Gjatë protestave, mediat kanë raportuar se një vajzë është lënduar kur një makinë ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh në Novi Beograd. Ajo është dërguar në një qendër të emergjencës për trajtim mjekësor.
Momenti kur vetura goditi një protestuese.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se është arrestuar shoferja e cila me makinë ka goditur vajzën gjatë protestës.
Më pas, me urdhër të prokurorit, M.S, 25 vjeçe, është dërguar në paraburgim për 48 orë për shkak të dyshimeve se ajo ka kryer veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.
Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera.
Studentët u kanë sugjeruar punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, “të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak”.
Greva e përgjithshme mbyll dyer gjithandej Serbisë
1/12Studentët duke protestuar në Beograd në ditën e grevës së përgjithshme, ku shumë biznese mbyllën dyert.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
2/12Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete dhe dy seli universitetesh, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
3/12Ashtu si ditët e mëparshme, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, u mbajt aksioni “15 minuta heshtje” në nderim të të vrarëve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
4/12Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme duke protestuar në qendër të Beogradit.
Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
5/12Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme teksa protestojnë në qendër të Beogradit.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
6/12Disa nga pankartat në protestë gjatë grevës së përgjithshme në Beograd.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
7/12Pamje nga lart pjesëmarrësve të grevës së përgjithshme në lagjen Beogradi i Ri.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
8/12Më shumë se 200 biznese kanë konfirmuar më herët se nuk do të punojnë në shenjë solidarizimi me studentët.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
9/12Disa biznese vendosën shenja me një dorë të kuqe - një simbol i protestës që filloi pas shembjes së strehës në Novi Sad - që simbolizon mesazhin “Duart e tua janë të përgjakura”, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
10/12Shumë bare, dyqane, librari e kinema në Beograd dhe më gjerë janë mbyllur.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
11/12Një nga libraritë e mbyllura në Beograd.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
12/12Një mesazh në derën e mbyllur të një ëmbëltoreje në Beograd.
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.
Previous slide
Next slide
Më shumë se 200 kompani kanë konfirmuar më herët se do t’i pezullojnë operacionet, në solidaritet me studentët.
Mbështetje për studentët kanë ofruar figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.
Në të njëjtën ditë që po mbahet greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë tubimit në Jagodinë - qytet në Serbinë qendrore - njoftoi për themelimin e "lëvizjes për popullin dhe shtetin".
"Të gjithë jeni të mirëpritur në lëvizje, në lëvizjen për ndryshimet e mëdha", tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, arsyeja e formimit të kësaj lëvizjeje është se ka gjëra me të cilat ai nuk është i kënaqur.
Kësaj lëvizjeje, ai ka thënë se mund t'i bashkohen të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake.
Në tubimin në Jagodinë morën pjesë mijëra mbështetës të partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe, dhe partnerëve të koalicionit.
Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”.
Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar - gjë që hidhet poshtë nga studentët.
Edhe gjatë adresimit në Jagodinë, Vuçiq pretendoi, pa ofruar dëshmi, se Serbia po sulmohet "nga jashtë dhe brenda".
Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.
Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.
Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Pesëmbëdhjetë minuta heshtje edhe në Mitrovicë të Veriut
Ndërkohë, në shumë qytete anembanë Serbisë janë mbajtur sot 15 minuta heshtje, për të nderuar 15 viktimat e Novi Sadit.
I njëjti aksion, me disa dhjetëra qytetarë, është mbajtur edhe në Mitrovicë të Veriut - komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Sërgjan Gjorgjeviq, i cili bëri thirrje që ky aksion të mbahet në shenjë solidariteti me studentët në Serbi, tha se në këto rrethana në Kosovë “nuk është e lehtë të shprehet mendimi, qëndrimi apo solidariteti”.
“Përkundër kësaj, ne jemi sot këtu”, tha ai.
Aksioni i 15 minutave heshtje është mbajtur para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Serbisë.
Para nisjes së aksionit, ky fakultet është distancuar nga organizimi i tij, ndërsa Parlamenti studentor u ka bërë thirrje studentëve në Serbi që të distancohen nga mbështetja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Ai që ju ka mbështetur, po na vret dhe po na dëbon”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratë.
Aksioni në Mitrovicë të Veriut.
Aty theksohet se studentët në Kosovë kanë nevojë që “Serbia të jetë e fortë dhe e qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht - një vend me institucione të forta me sundim të ligjit, që ka mirëkuptim dhe miq si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim”.
Megjithatë, disa studentë të Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut janë distancuar nga kjo deklaratë, duke thënë se Parlamenti studentor nuk është mbledhur në ndonjë seancë dhe se deklarata e publikuar është “e turpshme dhe keqdashëse”.
Përndryshe, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.