Ndërlidhjet

Një haker ukrainas ekstradohet në SHBA


Një burrë shtyp në një tastierë kompjuteri.
Një burrë shtyp në një tastierë kompjuteri.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara njoftoi se një shtetas ukrainas është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, pasi akuzohet për hakim dhe vjedhje të fjalëkalimeve të kompjuterit.

Ai dyshohet që përmes ndërhyrjes së paligjshme në kompjuterë ka vjedhur dhjetëra mijëra fjalëkalime, të cilat më vonë ua shiti kriminelëve.

Glib Ivanov-Tolpintsev, 28 vjeç, u arrestua në Poloni më 2020 dhe ai u transferua në Shtetet e Bashkuara pasi këto dy vende kanë marrëveshje ekstradimi.

Nëse shpallet i fajtor ai mund të dënohet deri në 17 vjet burgim nën akuzat e komplotit, trafikimit të fjalëkalimeve kompjuterike dhe qasjes së paautorizuar në pajisje.

Aktakuza ndaj tij thotë se ai drejtonte një rrjet të kompjuterëve të infektuar me virus dhe të kontrolluar pa dijeninë e pronarëve.

"Ai përdori rrjetin për të kryer sulme në mënyrë që të deshifrojë kredencialet e shumta të hyrjes në kompjuter", tha Departamenti i Drejtësisë.

Gjatë aktiviteteve të tij, Ivanov-Tolpintsev pohoi se rrjeti i tij ishte i aftë të deshifrojë fjalëkalimet e të paktën 2,000 kompjuterëve çdo javë. Pasi fjalëkalimet iu shitën kriminelëve, ato më pas u përdorën për të kryer veprimtari të paligjshme, përfshirë mashtrimet tatimore dhe sulmet kibernetike, sipas aktakuzës.

XS
SM
MD
LG