Ndërlidhjet

Kërkohet hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’


Kumanova pas përleshjes së armatosur
Kumanova pas përleshjes së armatosur

Gjykata Themelore e Shkupit sot ka dënuar me burg të përjetshëm edhe Sulejman Osmanin, i akuzuar në rastin e Kumanovës .

Gjykatësi i lëndës, Goran Boshevski gjatë leximit të vendimit tha se i akuzuari Sulejman Osmani, për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm, në asnjë rast nuk ka mohuar se ka qenë pjesëmarrës, por vetëm ka mohuar aktakuzën.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, për rastin “Lagja e Trimave në Kumanovë, njohësit e çështjeve juridike, thonë se i gjithë procesi gjyqësor për këtë lëndë, ka krijuar shumë mosbesim në objektivitetin e vendimit gjyqësor, duke theksuar se vetëm ripërsëritja e procesit gjyqësor, me kyçjen e faktorit ndërkombëtar në hetime, mund të eliminojë të gjitha dyshimet e nxitura dhe nga pala mbrojtëse, se rasti është i motivuar politikisht.

Gjatë të enjtes, Gjykata e Shkupi dënoi me burg të përjetshëm 7 persona, si dhe 26 të akuzuar të tjerë u dënuan me 746 vite burg, ndërkohë që vetëm 4 prej 37 të akuzuarve që ndërlidhen me ngjarjet e Kumanovës, u lanë të lirë.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Shpërthime e të shtëna në Kumanovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Kohë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski është zotuar se Qeveria e Maqedonisë do të angazhohet për hetim ndërkombëtar shtesë, për zbardhjen e ngjarjeve në Kumanovë, duke mos sqaruar detaje se në bazë të cilave kompetenca ligjore do të mund të realizohej një hetim ndërkombëtar për rastin në fjalë.

Në këtë drejtim, Naser Ziberi ekspert i çështjeve juridike për Radion Evropa e Lirë thotë se rishqyrtimi i procesit gjyqësor, që ndërlidhet me ngjarjet e Kumanovës, me prezencën e faktorit ndërkombëtar, do të çojë dhe në drejtim të marrjes së një vendimi më të drejtë nga ana e gjykatave.

Ministra e Punëve të Brendshme mundet që me vendim të Qeverisë të ftojë ekspertë ndërkombëtarë për t`u kyçur në fazën e cila është kompetencë e dikasterit të policisë. Nëse Qeveria është në përgatitje edhe të ligjit, në bazë të të cilit do të rishqyrtohen të gjitha të gjitha vendimet e deritanishme të gjykatave, për të cilat supozohet se janë të motivuara politikisht, ose se kanë shkelje të rënda procedurale në marrjen e aktgjykimeve. Në këtë funksion, mendoj se është dhe deklarata e Ministrit të Brendshme për kyçjen e faktorit ndërkombëtar, në zbardhjen e rastit të Kumanovës dhe sigurisht se kjo do duhet ta ndihmojë procesin për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe marrjen e një vendimi më të drejtë nga kjo që ndodhi dje, përkatësisht aktgjykimi që u soll dje (të enjten)”, thotë Ziberi.

Kyçjen e faktorit ndërkombëtar në hetimin e rastit të Kumanovës e kanë kërkuar dhe partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.

Por, ish-prokurori publik Jovan Tërpenovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se thirrja për hetimin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfshirjen e më shumë shteteve të huaja, në një formë vë në dyshim besimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor të Maqedonisë.

Nuk ka bazë juridike për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në rastin e Kumanovës. Me ndërhyrjen e ekspertëve të huaj, të cilët do të bënin ekspertizë nga shtet e huaja, delegjitimohet , devalvohet i gjithë sistemi juridik në shtet”, thotë Jove Tërpenovski, ish-prokuror.

Sipas Tëpenovski, më e udhës është që partitë politike para se të kërkojnë ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar të kërkojnë përgjegjësi nga strukturat e tyre udhëheqëse që drejtonin dikasterin e drejtësisë, si dhe kishin kuadrot e tyre si ish-zëvendësministra të Punëve të Brendshme, duke aluduar në BDI-në.

Gjykimi i grupit të Kumanovës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Përderisa, Shpëtim Pollozhani kryetar i ish të burgosurve politikë shqiptarë në Maqedoni, për Radion Evropa e Lirë thotë se përfshirja e faktorit ndërkombëtar është më se e nevojshme për zbardhjen e rastit të Kumanovës, përkatësisht shton ai, një hetim i pavarur do të ndihmonte që para drejtësisë të dalin dhe ata zyrtarë të lartë të policisë sekrete, për të cilët pala mbrojtëse në vazhdimësi ka thënë se ka dëshmi për inskenimin e ngjarjeve të Kumanovës nga struktura të caktuara të shërbimeve sekrete për qëllime politike.

Vetëm një rigjykim i të gjithë rasteve politike, pasi në fakt këta akuzohen për terrorizëm, por në fakt të gjitha këto raste janë raste të motuara me prapavijë politike, me dëshmi të rrejshme, me tortura, dhunë duke mos u dhënë mundësi të akuzuarve që të mbrohen mendoj se është rasti i fundit që të intervenojë dhe faktori ndërkombëtar”, thotë Shpëtim Pollozhani .

Ndryshe, praktikat në Maqedoni tregojnë se që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, nuk ka pasur asnjë rast gjyqësor, i cili është bërë me hetim ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG