Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë pas incidentit në Tetovë
Venko Filipçe.
Dy ditë pas incidentit në Spitalin e Tetovës ku nga shpërthimi i një zjarri humbën jetën 14 persona, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev” ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe.
Të premten (10 shtator) dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se dorëheqjen e ofron si një akt moral.
“Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten”, ka shkruar Hasani.
Ndërsa drejtori i Spitalit, Florin Besimi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se si mjek që tërë jetën ia ka kushtuar shërimit të bashkëqytetarëve të tij, dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me të cilin udhëheq gjatë viteve të fundit, ndjen përgjegjësi morale nga ngjarja e tmerrshme në të cilën u shuan jetë njerëzish.
“Me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë. Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm", ka thënë Besimi.
Ai ka thënë se shpreson që të përfundojë hetimi i plotë sa me shpejtë dhe të zbardhen arsyet e zjarrit në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me COVID-19.
Dorëheqja e zyrtarëve mësohet të jetë si rrjedhojë e protestave të cilat janë paralajmëruar për ditën e shtunë në qytetin e Tetovës.
Të premten në orët e pasditës një numër i madh i qytetarëve u kanë dhënë lamtumirën e fundit 14 viktimave nga tragjedia që ndodhi të mërkurën në mbrëmje.
Megjithëse drejtuesit e institucioneve, paraprakisht kishin deklaruar se nuk është koha për dorëheqje, ata kanë nënvizuar se nuk do t’i shmangen përgjegjësisë, por njëherë do të presin përfundimin e hetimit.
“Vlerësoj se tash është koha të marrim përgjegjësinë mbi supe dhe ta menaxhojmë situatën, duke qenë të gjithë në ballë të kësaj situate”, kishte deklaruar thënë zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Por partitë politike në opozitë, kanë theksuar se përgjegjësia morale nuk është diçka që konstatohet nga hetimet, por ajo është një çështje që e ndjejnë, siç kanë theksuar, vetëm ata që janë të njerëzishëm.
Prokuroria të premten ka bërë të ditur se në mesin e viktimave, janë dhe dy persona që nuk ishin pacientë. Por nga spitali i përkohshëm COVID-19 në Tetovë, kanë mohuar të jenë thyer protokollet për trajtimin e të infektuarve dhe se në spital, janë lejuar të kujdesen familjarët në mungesë të stafit mjekësor.
“Nuk kemi të dhëna të tilla, tani kërkojmë dhe do të shohim nëse ka ndodhur kjo”, ka thënë Gëzim Nuredini, koordinator i spitalit të përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.
Zjarri shkakton tragjedi në Tetovë
1/15Tym i madh shihet duke u ngritur në ajër, teksa zjarrfikësit dhe civilët përpiqeshin ta fiknin një zjarr që shpërtheu në një spital për pacientët me COVID-19 në Tetovë, Maqedoni e Veriut. (8 shtator 2021)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/15Policia dhe zjarrfikësit duke inspektuar vendin ku shpërtheu zjarri në spitalin për të prekurit nga koronavirusi. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/15Njerëzit shihen të grumbulluar në rrugë në vendin e incidentit tragjik në Tetovë. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/15Një kamion i zjarrfikësve, i angazhuar në shuarjen e zjarrit që kaploi spitalin e improvizuar për COVID-19. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/15Njerëzit duke u grumbulluar para spitalit, pas shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/15Zjarrfikësit shihen në vendin e ngjarjes tragjike në Tetovë. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/15Zjarrfikësit dhe njerëzit duke reaguar pas kaplimit të spitalit nga zjarri në Tetovë. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/15Shtretërit e pacientëve me COVID-19 shihen në rrugë, pranë spitalit të djegur nga COVID-19. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/15Spitali për pacientët me COVID-19 në Tetovë shihet i shkrumbuar nga zjarri. (8 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/15Spitali për COVID-19 në Tetovë shihet i shkrumbuar pas zjarrit që e kaploi. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/15Disa persona shihen të grumbulluar para spitalit, teksa shërbimet e emergjencës fiknin zjarrin. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/15Një pjesë e spitalit për pacientët e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë shihet i djegur, pas shuarjes së zjarrit. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
13/15Pamje e spitalit të shkrumbuar, pas zjarrit në qytetin veriperëndimor maqedonoverior. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
14/15Një punonjës shtyn shtretërit e djegur të pacientëve në vendin e tragjedisë. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
15/15Një zyrtar i mjekësisë ligjore duke punuar në vendin e ngjarjes tragjike. (9 shtator)
Një zjarr ka shpërthyer në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga COVID-19 në Tetovë, në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, në natën e së mërkurës, duke djegur pothuajse gjithë objektin, dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi dhjetë personave.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Mungesa e përgjegjësisë rrit mllefin te qytetarët
Në këtë drejtim Hasan Jashari, ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, pas kaq shumë viktimash që mori zjarri në spitalin e Tetovës, duhet të ketë sa më parë përgjegjësi morale, përgjegjësi penale dhe përgjegjësi institucionale, në të kundërtën edhe më shumë do të rritet mllefi te qytetarët.
“Ajo që na duhet për momentin, është që qytetarët të ndjehen të sigurt, se ka përgjegjësi morale, se ka përgjegjësi penale dhe ka përgjegjësi institucionale dhe në atë mënyrë qytetarët do të ndjehen të sigurt se jetojnë në një shoqëri të shëndoshë. Për momentin, përderisa nuk ka një përgjegjësi, të paktën morale, një brejtje të ndërgjegjes për ato dobësitë që janë evidentuar, njerëzit do të mendojnë se jetojnë në një shoqëri të egër, shoqëri të pasigurt dhe atë që e shohim në rrjetet sociale, do të bëjnë thirrje të ikin nga vendi si nga Afganistani. Kjo nuk na duhet. Elitat politike kanë përgjegjësi që të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësinë e duhur”,thotë Jashari.
Përgjegjësia morale si akt i përgjegjësisë para qytetarëve
Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se është humbur ndjesia e përgjegjësisë në shoqërinë maqedonase.
“Më e pakta që mund të bënte ministri (i Shëndetësisë) ose kushdo qoftë tjetër, …të paktën një të dilte dhe të ofronte dorëheqje, madje edhe nëse ajo dorëheqje nuk do t'i pranohej, e dini se kemi parë raste të tilla”,thotë Kërzhallovski.
Hetimet do të realizohen dhe nga ekspertë ndërkombëtarë
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është konfirmuar mbështetja nga NATO-ja, gjegjësisht Gjermania, me çka miratohet vendimi që në vend të arrijnë ekspertë të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit, në spitalin e përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.
Ndryshe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pasi paralajmëroi ardhjen e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë dhe hetime të shpejta për këtë rast, tha se përpos përgjegjësisë penale, do të kërkojë dhe përgjegjësi morale.