Më 23 gusht 1939, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Naziste nënshkruar një marrëveshje në Moskë, duke i hapur rrugë këisoji puishtimit nazisr në Poloni dhe fillimit të Luftës së Dytë Botërore. I njohur si Pakti Molotov – Ribbentrop, në bazë të emrave të ministrave të jashtëm sovjetik Vyacheslav Molotov dhe gjerman Joachim von Ribbentrop, ky traktat i dha dorën e lirë Adolf Hitlerit për të sulmuar Poloninë, duke mos pasur frikë nga ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik. Në të njejtën kohë, Hiteli dhe Josef Stalin, kishin formuar një protokoll të fshehtë, duke e ndarë Evropën lindore dhe atë qendrore në “sfera të ndikimit”.
Pakti Molotov-Ribbentrop mbush 75 vjet
5
Dokumenti i njejtë në rusishte.
6
Kjo hartë u publikua nga “Izvestiya” më 18 shtator 1939. Në të shihet vija e demarkacionit sipas paktit Molotov-Ribbentrop.
7
Trupat gjermane dhe sovjetike takohen te vija e demarkacionit, afër atij që njihej si "Kufiri i Paqes", në shtator të vitit 1939.
8
Komisari sovjetik Borovensky takohet me oficerët gjermanë për të diskutuar ndarjen e Polonisë ndërmjet dy armatave në qytetin e pushtuar Brest – Litovsk (qyteti sot njihet vetëm si Brest).