Forcat e shtetit shqiptar bartin fotografinë e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare. Tiranë, 3 korrik 2024.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në periferi të Tiranës.
Ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij.
"Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t'i bërë homazhe, është t'i lexojmë përsëri veprat e tij", tha vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare.
Kadare vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Paraditen e së mërkurës, arkivoli me trupin e tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.
I pranishëm ishte edhe një delegacion i Kosovës me në krye presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Lamtumirë Kadaresë
1/14Garda e nderit qëndron pranë arkivolit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, gjatë ceremonisë së lamtumirës shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri, 3 korrik 2024.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
2/14Arkivoli me trupin e pajetë të Kadaresë i mbuluar me flamurin shqiptar u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kryeqytetin shqiptar.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
3/14Udhëheqës të lartë dhe qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe pranë arkivolit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
4/14Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke bërë homazhe para arkivolit të shkrimtarit.
"Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi... Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim: t’ia respektojmë ikjen", tha Rama.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
5/14Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë shtetërore në nderim të Kadaresë, tha se shkrimtari "i përket gjithë botës".
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
6/14Pas homazheve, ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij.
"Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t'i bërë homazhe, është t'i lexojmë përsëri veprat e tij", tha vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
7/14Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
8/14Figurën e Kadaresë e nderuan edhe personalitete nga Kosova, si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e të tjerë.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
9/14Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Kadaresë. Presidentja Osmani shpalli të mërkurën e 3 korrikut ditë zie në Kosovë, në nderim të figurës së shkrimtarit.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
10/14Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shkruar në librin e zisë.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
11/14Duke shkruar në librin e zisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi se, "Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë".
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
12/14Lum ne që e patëm, kaq shumë", shkroi ndër tjerash Kurti.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
13/14Kryeministri Kurti duke i shprehur ngushëllime gruas së Ismail Kadaresë, Helena Kadare, dhe familjarëve të tij.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
14/14Disa nga veprat e shkrimtarit Ismail Kadare.
Udhëheqës në Shqipëri dhe në Kosovë thanë se me vdekjen e Kadaresë, “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave”, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”.
Sot iu dha lamtumira shkrimtarit e romancierit Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
Previous slide
Next slide
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë shtetërore në nderim të Kadaresë, se shkrimtari "i përket gjithë botës".
"Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori Çmimin Nobel, por mbeti i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim: t’ia respektojmë ikjen", tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, shkroi në librin e kujtimeve për Kadarenë se "pikëllimi është i thellë, sepse admirimi është i lartë".
"Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne", shkroi Kurti, transmeton Zyra e tij.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shkruar në librin e zisë për Kadarenë.
Kadarenë e përcollën edhe shumë bashkëpunëtorë e kolegë.
"Do ta kujtoj si një mik të dashur dhe shkrimtar të madh të përmasave botërore. Ishte fenomen letrar dhe shkoll letrare", tha shkrimtari Fatos Kongoli.
"Po përcjellim njeriun Kadare, por shkrimtari Kadare do të jetë gjithnjë te ne. Breza të tërë do të ikin dhe ai do të mbetet me veprën e tij", tha shkrimtarja Rita Petro.
Për drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, Kadare "nuk ishte vetëm një mendje e mprehtë e Shqipërisë, por një nga mendjet më të rendesishme të shekullit të 21-të. Një personalitet që i dha shumë gjuhës, kulturës, kombit".
"Do ta quaj emancipues shpirtëror të shoqerisë shqiptare, tej talentit të tij letrar. Letërsia e tij njihet në gjithë botën, sepse ajo letërsi shijon", tha shkrimtari Ylljet Aliçka.
Botuesi i veprave të Kadaresë, Buajr Hudhri, foli po ashtu pas homazheve:
"Kam menduar që kurrë nuk do ta vuaj që ai nuk është, se ai është diku, edhe sot ai është diku, në panteonin e letërsisë botërore".
Vepra të Kadaresë
Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot.
Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.
Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, ai i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.
Në vitin 1990 emigroi në Francë, pasi bëri deklarata në favor të demokratizimit.
Kadare ishte fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ndërsa vitin e kaluar Franca i dha titullin “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.